Shijak, po peshkonte me korrent në lumin Erzen, humb jetën 50 vjeçari

Një 50-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme teksa ka qenë duke peshkuar në ujërat e lumit Erzen në Shijak.

Mësohet se viktima, Arben Qose 50-vjeç, ka qenë duke peshkuar me kosh të lidhur me energjinë elektrike, ndërsa dyshohet që shkak të jetë bërë një kontakt me rrymën, i cili i ka marrë jetën në vend. Qosja është gjetur nga të afërmit në ujë pa shenja jete.

Në vendgjarje ka shkuar grupi hetimor për të bërë të mundur përcaktimin e shkaqeve të kësaj ngjarje.

Burimi: Shqiptarja.com

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne