Një zjarr i shkaktuar nga djega simbolike e parave me rastin e ditës së të vdekurve në Kinë, ka marrë jetën e 4 personave, transmeton Anadolu Agency (AA).

Lajmi është bërë i ditur nga agjencia e lajmeve Taygu. Raportohet se 4 personat të cilët kanë humbur jetën, janë zjarrfikës të cilët kanë shkuar për të shuar zjarrin.

Ndërsa sipas hetimeve të policisë, zjarri është shkaktuar nga një person i cili dogji disa para në mënyrë simbolike me rastin e Ditës të Vdekurve (Çingmingcie).
Personi që dogji paratë është ndaluar nga policia

Gjatë ditës së të vdekurve, kinezët vizitojnë varrezat e të afërmeve. I pastrojnë dhe i lyejnë përsëri emrat e tyre mbi varre. Sipas besimit gjatë vizitës së tyre në varreza, ata dërgojnë ushqime dhe pije, si dhe djegin para, në mënyrë që “askush të mos mbesë pa para”.

77