SHKAQET E KRIZËS DHE PËRPLASJES SHBA–TURQI

Nga: Savash VELIU

Gjithçka është përshkallëzuar me shpalljen e Luftës së njëanshme Tregtare prej Departmentit Amerikan nën udhëheqjen e Trumpit e veçanrisht ndaj ekonomisë Turke e bërë me qëllim kinse të Arrestimit nga Turqia i pastorit Amerikan evangjelist Andrew Brunson, i cili akuzohet si pjesëmarrës në grushtin e dështuar të shtetit në vitin 2016 që arriti Turqia ta dokumentoj me fakte të gjalla por prapaskena e errët e lojës dihet se qëndron diku tjetër sepse nëse Trump arrin të liroj pastorin CIA-sh Brunson nga burgu turk atëherë ai do të siguroj simpatitë e Evangjelistëve amerikan që më pas atë do ta rikthej në vota për kongresistët trumpist që është jetike sepse i ka humbur votat nga tabani votues amerikan për një mandate të dytë.

Ky gest i pamoralshëm amerikan e dërgoi Turqinë të padisë SHBA-të në OTN (organizatën tregtare ndërkombëtare) që Turqia do ta fitoj padyshim, një gest që do të rezultoj negativisht në ekonominë amerikane gjë të cilën shumë ekspert botëror ia përshkruajnë SHBA-së se nga masat të pamatura ekonomike do të pësoj vet ekonomikisht.

Por një prej shkaqeve më kryesore të kabinetit Trump përse sulmon Turqinë ose më sakt me thënë nga Mike Pince një fanatik evangjelist janë suksesset e ushtrisë turke gjatë operacioneve të jashtme ndaj korridorit verior terrorist të Sirisë i cili organizohet dhe armatoset nga forcatë amerikane që ajo më pas atë korridor të emërtoj si Kurdistan të cilën Turqia e mposhti përmes operacioneve të fundit që ishte paramenduar të shtrihej prej Irakut verior drejtë sirisë veriore si shirrit i PKK-së, nga e cila gjithnjë do ta destabilizonte Turqinë. Si pasojë të kësaj përfshirjeje të Turqisë në këtë konflikt, planet Amerikane për një shtet Kurd dështuan, duke bërë kështu që Turqia të përfshinte dhe ushtrinë e saj në terren.

E dyta ishte se Erdogan kishte nënshkruar një marrëveshje për blerjen e sistemeve raketore Ruse S-400, një armë tepër e rëndësishme dhe e pakonkurueshme në llojin e saj në botë dhe kur tia shtojmë edhe porosinë e Avionëve më të avancuara supersonic F-35 si dhe prodhimi i avionëvepapilot vendor me armë atëherë padyshim Turqia kthehet në një fuqi ushtarake rajonale që do arrij të mbroj tokat e saja me raketat më të avancuara kurse qiejtë e saj me avionët supersonic me gjasa të godasë pa problem shumë shtete rreth radiusit të saj e veçmas Israelin të mbrojtur nga Amerika.

E treta është operacioni që zhvillohet paralelishtë brenda kufirit jugor të Turqisë ku ushtria turke arriti të eliminoj me mijëra terrorist të PKK-së, akt që theu kurrizin e tyre terroriste që qe triumfi i vërtetë i turqisë mbi dorën e zgjatur amerikane në vend, një mjet me të cilën kërcënohej Turqia saherë që ajo të merrte vendim politik dhe ushtarak që shqetsonin interesat amerikane në rajon për të detyruar të heqte dorë nga ato veprime. Sot kjo Amerikës i dhemb tepër sepse s’është më ai më pari që diktonte politik mbi Turqinë vazale ngase Erdogani me ‘’One Minut’’ rrënoj planin ‘PAX AMERICANA’ i cili duhej të ngritej mbi një Perandori të vetëm si ajo e shkuara Romake mbi glob.

E katërta ishte ngritja dhe ndërtimi i Urës së Tretë të Stambollit me emrin ‘’Sulltan Sulejman Kanuni’’, Sulltani që zgjeroi kufijtë Perandorake në tre kontinente me mesazh sinjalizues se Turqinë do ta bëj superfuqi toksore përkrah asaj detares që ende i kontrollon detrat botërore sot Amerika.

E pesta ishte Shpallja e Turqisë së Re si shtet Presidencial dhe emërimi i Erdoganit si Presidenti i saj i parë që ia ndëroj komplet kursin dhe sistemin politik të Turqisë duke e ngritur atë në një fuqi rajonale të pandalshëm drejtë asaj globales.

E gjashta ishte tërheqja e depozitave të arit turk prej SHBA-së në Turqi një akt që hapi erozionin e parë që amerika të shpallet shtet i pasigurtë botëror pas të cilit pasoj tërheqja dhe donimi i arit të Venezuelës në Turqi akt që tërboi SHBA-në duke ia rritur peshën e Turqisë si shtet stabil dhe i sigurt në rajon.

E shtata ishte rrefuzimi kategorik i Turqisë për pjesmarrje në sanksionet e njëanshme amerikane (sioniste) ndaj Iranit që ia këputi krahun amerikan që të merr gjithë ekonominë Iraniane në shtetrrethim një masë për të prodhuar krizë dhe kaos artificial në botë.

Dhe e teta ishte kur Turqia me aleatët e goditur nga sanksionet tregtare të SHBA-ve përshpejtoj kërkimin për dollarin një para alternative në tregun e ri botërorë…!

Lufta ekonomike që SHBA i ka shpallur Turqisë po rezulton në një rritje të papreçedentë të patriotizmit turk në botë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne