Shkarkimi i Lindita Nikollës, reagon Taulant Muka

Ish-zv.ministri i Arsimit, i cili qëndroi vetëm për dy javë në këtë post, Taulant Muka ka reaguar pas shkarkimit të Lindita Nikollës.

Në vend të saj erdhi zv.ministrja Besa Shahini.

Muka reagon në një reagim në rrjetet sociale lidhur me këtë vendim dhe shkruan se Besa Shahini, me reformën në sistemin parauniversitar po shkatërron identitetin Shqiptar duke ju dhëne nxënësve shqiptarë libra në të cilat promovohet kultura dhe natyra britanike dhe e kolonive te Britanisë, dhe jo kultura dhe natyra Shqiptare”.

Reagimi i Mukës:

Zv. Ministri behet Minister- ku eshte zgjidhja ketu per problematikat e Arsimit te Larte? Besa Shahini, po te kishte integritet dhe njohuri per Arsimin e Larte, kishte gati 2 vjet kohe ti tregonte shefes se vete qe po ben krim ne Arsim, dhe te mbronte interesat e Kosoves (origjina e saj), qe individe pa arsim te mos merrnin tituj akademik te pamerituar ne Shqiperi per te shkuar dhe punuar ne Kosove, dhe per rrjedhoje te shkaterronin arsimin e larte edhe atje. Une di qe Besa Shahini, me reformen ne sistemin parauniversitar po shkaterron identitetin Shqiptar duke ju dhene nxenesve Shqiptare libra ne te cilat promovohet kultura dhe natyra Britanike dhe e kolonive te Britanise- dhe jo kultura dhe natyra Shqiptare. Gjithashtu, di qe Besa Shahini ka bere pyetesor te studentet per te vendosur listen e librave jashtshkollor ne sistemin parauniversitar, dhe jo te merrte mendimin profesional te mesuesve siç duhet te ishte: mesuesi ka pergatitjen e duhur per te vendosur librat qe mund te ndihmojne ne formimin e nxenesve, jo nxenesit. Kur Besa po me tregonte kete praktike para fillimit te mbledhjes se qeverise ku dhe une mora pjese, nuk ishte ne gjendje te kuptonte qe ishte ne rrugen e gabuar- por akuzonte shtypshkronjat qe po e akuzonin per korrupsion. E mbylla shkurt sepse po kuptoja qe ishte humbje kohe…

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne