Shkarkohet kryetarja e Parlamentit të Sirisë

Deputetët e Parlamentit të Sirisë të enjten me shumicë votash, kanë shkarkuar Hedije Abas nga posti i kryetares së Parlamentit të këtij vendi.

Kanali televiziv Al Alam njoftoi se nga 250 deputet të pranishëm në seancën e ditës së enjte në Parlamentin e Sirisë e cila ka vazhduar deri në mesnatë, 200 deputet kanë votuar pro shkarkimit të Hedije Abas. Naxhdat Ismail Anzur i cili përkohësisht ka marrë postin e kryetarit të Parlamentit të Sirisë, deklaroi se arsye e shkarkimit të Hedije Abas nga detyra ishte neglizhenca e sajnë kryerjen e detyrave përkatëse. Deputetët e Parlamentit të Sirisë brenda 15 ditëve të ardhshme zgjedhin kryetarin e ri të Parlamentit./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne