Shkatërrohet një bërthamë e grupit terrorist MEK gjatë protestave në Iran

Drejtoria e shërbimeve inteligjente të provincës Lorestan në perëndim të Iranit të premten ka bërë të ditur shkatërrimin e një bërthame të grupit terrorist Monafekin (MEK) në qytetin Boruxherd me përpjekjeve njësisë së forcave të sigurisë. Sipas këtij burimi, kjo bërthamë e grupit terrorist Monafekin (MEK) gjatë ditëve të fundit ka kryer shumë veprime destruktive në provincën Lorestan, sidomos në qytetin Boruxherd. Agjencia e lajmeve Tasnim njoftoi se 4 pjesëtarë të këtij grupi janë arrestuar dhe njëri prej tyre është plagosur gjatë përleshjeve me forcat e sigurisë. Në ditët e kaluara në disa qytete të Iranit janë organizuar protesta kundër problemeve ekonomike dhe rritjes së çmimit të cilat janë keqshfrytëzuar nga disa oportunist dhe janë shndërruar në trazira duke u mbështetur nga faktorët e huaj. Funksionarët amerikanë, të regjimit sionist, regjimi Al Saud dhe mediat e huaja duke keqshfrytëzuar këto protesta qytetare, janë munduar t’i drejtojnë këto protesta drejt krijimit të trazirave dhe pasigurisë, mirëpo populli i Iranit të mërkurën organizojë protesta të gjera në qytete të ndryshme të Iranit dhe duke u distancuar nga këto veprime destruktive dhe komplotiste, dënoi ashpër trazirat dhe ndërhyrjen e faktorëve të huaj në mbështetje ndaj tyre.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne