Shkelet protokolli, të gjithë jashtë shtetit/ Rama në Katar, qeveria në dorë të Erion Braçes

Presidenti i Republikës, Kryeministri ,Kryetari i Parlamentit nuk ndodhen sot në Shqipëri.

Tre drejtuesit më të lartë kanë nisur vizitat zyrtare jashtë vendit.

Presidenti Meta ndodhet në Romë ku merr  pjesë në kolegjin e mbrojtjes së NATO-s, me rastin e 10 vjetorit te futjes së Shqipërisë në Aleancën euroatlantike.

 

Njoftimi i zyrës së Presidentit të Republikës

Në kuadër të 10-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta viziton si i “Ftuar i Nderi” Kolegjin e Mbrojtjes së NATO-s, në Romë.

Gjatë kësaj vizite, Presidenti Meta do të mbajë një fjalë mbi rolin kyç të Shqipërisë për paqen, stabilitetin dhe sigurinë në Ballkanit Perëndimor si dhe kontributin e saj në integrimin në NATO të vendeve të rajonit.

Kolegji i Mbrojtjes së NATO-s në Romë është institucioni më i njohur për mendimin strategjik dhe profesional ndaj çështjeve të rëndësishme të sigurisë dhe marrëdhënieve transatlantike.

Kryeministri Edi Rama ka nisur vizitën e tij në Katar ,po kështu edhe Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ndodhet në Itali.

Gjithashtu Tpz.al mëson se pas protestës së të shtunës edhe Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ndodhet jashtë vendit në Slloveni në disa takime të planifikuara më parë.

Ajo që bie edhe këtë herë në sy është fakti se tre drejtuesit e lartë kanë shkelur protokollin e shtetit .

Kjo gjë është e ndaluar, referuar kapitullit të katërt të ceremonialit zyrtar, ku pika 1.11, thotë: “Protokolli i Shtetit vihet në dijeni paraprakisht për çdo lëvizje të tre personaliteteve kryesore jashtë shtetit. Vizitat koordinohen në mënyrë që të mos jenë të tre njëkohësisht jashtë vendit në të njëjtën kohë”.

Në këtë mënyrë vendi sot është në duart e zv kryeministrit Erion Braçe.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne