Shkelje flagrante e të drejtave të njeriut ndaj ish-anëtarëve të MEK në Shqipëri

Të nderuar miq,

Siç jeni në dijeni, është mbushur një vit që kur shumica e anëtarëve të Organizatës Mojahedin-e Khalq (MEK, MKO, Rajavi Cult) u vendosën për të qëndruar në Shqipëri. Këta individë u sollën në Tiranë nga UNHCR dhe njihen si refugjatë politikë në këtë vend. Megjithatë, UNHCR – në kundërshtim me të gjitha ligjet dhe rregulloret e OKB-së – i ka trajtuar ata si një grup dhe jo si persona individualë dhe autoritetin e tyre ja ka dorëzuar drejtuesve të MEK-ut. Gjithashtu edhe pagesat e tyre mujore si ndihmë për refugjatët po u jepen nëpermjet duarve të ketij Grupi.

Gjatë vitit të kaluar, shumë anëtarë u larguan nga organizata. Organizata MEK, sipas angazhimeve të bëra në një marrëveshje me Gjenevën, u ka dhënë atyre ndihmat financiare per refugjatët. Më vonë organizata gradualisht filloi të reduktojë dhe të presë ndihmat financiare per ish anëtarët nën pretekstin e arsyetimeve të ndryshme si psh “kontaktim me familjet e tyre në Iran”. Në fillim të këtij muaji (muajit shtator), MEK njoftoi se nuk do ti jepte më ndihmë financiare askujt.

Ish anëtarët, të cilët nuk kanë të ardhura dhe mbështetje familjare në këtë vend të huaj, u ankuan tek UNHCR në Shqipëri (RAMSA) dhe organet e tjera zyrtare në këtë vend. Ish anëtarët kërkuan që ndihmat e tyre financiare tu jepen drejtpërsëdrejti nga UNHRC-ja. Përgjigja e UNHCR-së dhe e autoriteteve të tjera ishte që thjeshtë ti thoshin MEK-ut qe të fillonte përsëri të jepte kompensimet dhe të përmbushte angazhimet e saj.

Sot mësuam se Maryam Rajavi ka njoftuar UNHCR-në dhe disa prej ish-anëtarëve se ata do të fillojnë të paguajnë përsëri kompensimet sipas angazhimeve të tyre.

Por ish-anëtarët nuk duan që jeta e tyre të kontrollohet dhe të diktohet nga një kult kontrollueso-shkatërrues i mendjes, i cili abuzon me të drejtat themelore njerëzore të anëtarëve të tij. Një ujdi e tillë i lejon MEK-ut të bëjë dhe të kërkojë çfarëdo që dëshiron dhe të mbajë ndihmat financiare mujore si shpërblim për këto kushte. Si shembull, ky kult detyron disa prej ish-anëtarëve të veprojnë kundër të tjerëve edhe duke spiunuar ndaj tyre në mënyrë që të arrijne të marrin ndihmën financiare.

Si përfaqësues të familjeve që vuajnë, Fondacioni Sahar Family ju fton dhe nxit që të dërgoni inspektorë për të hetuar shkeljet e rënda në mënyrë të hapur ndaj të drejtave të njeriut kundër ish-anëtarëve të MEK në Shqipëri nga Maryam Rajavi dhe MEK me ndihmën e RAMSA. Për fat të keq, organizatat ndërkombëtare dhe humanitare kanë mbetur të heshtura mbi këtë çështje dhe nuk kanë arritur të bëjnë asgjë për të parandaluar abuzimet e mëtejshme.

Fondacioni Familja Sahar – Tiranë
16 Shtator, 2017 / Gazeta impakt

burimi:saharngo

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne