Shkenca shuan çdo dyshim: Në Mars nuk ka jetë!

Marsi u bë i pabanueshëm kur uji në sipërfaqen e tij u zhyt në koren e planetit, thonë shkencëtarët e Oksfordit.

Hulumtimi i ri i udhëhequr nga Departamenti i Shkencave të Tokës në këtë universitet tregon se si ndryshimet delikate në kushtet planetare tregojnë nëse jeta në ndonjë planet është e mundshme.

Planeti i Kuq ishte i mbuluar me ujë deri para rreth tre miliardë vjetëve, ashtu si Toka. Por sot Marsi është i thatë dhe shterpë, duke përjashtuar mundësinë e jetës, përveç në filma sci-fi.

Shkencëtarët ka kohë që debatojnë rreth asaj se çfarë ndodhi me ujin në Mars, me hulumtimet e mëparshme që sugjeronin se një pjesë e ujit të planetit ishte thithur në hapësirë pas rënies së fushës magnetike të tij.

Megjithatë, një studim i ri i udhëhequr nga studiuesit në Universitetin e Oksfordit sugjeron se uji është ende aty, i mbyllur në sipërfaqen e planetit për shkak të reaksioneve kimike me koren e tij shkëmbore.

“Në Mars, uji që reagon me lavën e shpërthyer, që formoi koren e tij bazike, rezultoi me një efekt si sfungjer”, tha Dr. Wade, i cili e udhëhoqi studimin e botuar në revistën Nature.

“Ky reagim i ujit me shkëmbinj ndryshoi mirealogjinë e shkëmbinjve dhe bëri që sipërfaqja e planetit të thahet dhe të bëhet e pamundur për jetë”, tha ai.

Ndryshimet e vogla mes Tokës dhe planetëve të tjerë në sistemin diellor, si Marsi, bënë që jeta të shfaqej në planetin tonë dhe jo diku tjetër.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne