Shkencëtarët amerikanë njoftuan se kanë përdorur për herë të parë teknologjinë për përpunimin e gjeneve për të hequr mutacionet e dëmshme gjenetike nga brendia e embrionit njerëzor.

Ekipi tha se ka hequr një muatcion gjenetik i cili shkakton dështimin e punës së zemrës për çka kanë përdorur një procedurë kundërthënëse, për të shtuar se embrioni nuk është lejuar të rritet brenda foshnjave, një procedurë kjo që llogaritet e paligjshme në SHBA dhe shumë shtete tjera.

Kina është i vetmi shtet në botë që ka bërë përpunimin e gjeneve në embrionin njerëzor, por megjithatë nuk ka arritur të heq efektet vdekjeprurëse.

Edhe pse shkencëtarët amerikanë hoqën mutacionin i cili shkakton dështimin e zëmrës, teorikisht procesi mund të ketë efetk në një gamë më të gjerë të sëmundjeve të shkaktuara nga gjenetika, përfshirë fibrozën cistike dhe disa lloje të kancerit. Për më tepër, përpunimi i gjeneve do të largonte mutacionet nga të gjitha gjeneratat e ardhshme.

Studimi historik u publikua të mërkurën në buletinin “Nature”, dhe është vepër e shkencëtarëve nga Universiteti i Oregonit për Shëndet dhe Shkencë (OHSU).

“Çdo gjeneratë do të mund të bëjë këtë riparim sepse kemi hequr llojin e gjenit i cili shkakton sëmundjen, si pasojë e trashëgimisë”, tha autori Shoukhrat Mitalipov.

“Duke përdorur këtë teknikë, është e mundshme të reduktohet kjo sëmundje trashëguese”, tha më tej ai.

Për të kryer me sukses tentativën e tyre, shkencëtarët kanë përdorur veglën CRISPR që bën përpunimin e gjeneve, dhe e njëjta u ka mundësuar atyre që me një precizitet të lartë të targetojnë dhe të ndërhyjnë tek gjene të caktuara.

Shkëncëtarët kishin për objektiv mutacionin i cili shkakton “kardiomyopatinë hipertrofike”, e cila mund të shkaktojë dështim të përnjëhershëm të punës së zemrës me vdekje të papritur.

Përafërsisht një në 500 njerëz vuajnë globalisht nga kardiomiopatia hypertrofike./ AA

13