Gjatë viteve të fundit Japonia po tronditet me tërmete të mëdha të cilat po shkaktojnë shumë dëme materiale e humane. Shkencëtarët po hetojnë mundësinë e gërmimeve drejt bërthamës së tokës, me të cilën synojnë të zvogëlojnë shpeshtësinë e tërmeteve.

Për t’u zyrtarizuar projekti, do të mbahet një sondazh i cili do të quhet “Chikju”. Gjatë muajit shtator të këtij viti planifikohet të fillojnë punimet për kërkimin e vendeve me të përshtatshme për fillimin sondazhit.

Me këtë projekt mund t’u epet fund tërmeteve të mundshme që rrezikojnë ishujt e Japonisë

Anija Chikju do të gërmojë 4 mijë kilometra në thellësi të detit dhe 6 mije kilometra sipërfaqen tokësore për të arritur thelbin e mantelit të Tokës.

Në projekt planifikohet të kërkohet edhe shenja për ndonjë tip jetese të ndryshme

Hulumtuesit gjithashtu shqyrtojnë për mundësinë e ekzistencës të ndonjë gjallese microbale në atë thellësi.

Ata planifikojnë për të filluar shpimet në vitin 2030. Tani janë në kërkim për vendin më të përshtatshëm ku mund të kryhen shpimet. Kurse buxheti i ndarë në këtë projekt është 542.000.000 milionë dollarë./haberler/Gazetaere

78