Shkencëtarët rusë bëjnë zbulimin e madh: Gjejnë bakterien që neutralizon mbetjet bërthamore

Kërkues nga instituti Frumkin për Kiminë Fizike dhe nga Qendra Federale për Kërkime në Bioteknologji nga Akademia Ruse e Shkencave kanë zbuluar një bakterie unike e cila neutralizon mbetjet bërthamore.

Mikroorganizmi është izoluar gjatë studimeve në sitin e Seversk, në rajonin e Tomksit, në Siberi ku depozitohen mbetje të lëngshme radioaktive nga një impiant kimik që përdor uran të varfëruar.

Rezultatet që njoftohen nga agjencia ruse, “Sputnik” janë publikuar në një revistë shkencore, Mbetjet Radioaktive, sugjerojnë se kjo bakterie është e aftë të konvertojë jonet e mbingarkuara enegjetikisht, përfshirë ato që gjenden në uranium dhe plutonium, në forma sedentare, pra të qëndrueshme, duke parandaluar përhapjen e radiacionit të rrezikshëm në mjedisin rrethues.

Kërkuesit thonë se ky është një hap cilësor drejt krijimit të barrierave biokimike për jonet në fjalë që përçojnë radioaktivitet të dëmshëm për shëndetin njerëzor dhe mjedisin në përgjithësi sidomos për sitet ku bëhet groposja e mbetjeve.

Gjetja në fakt është punë e nisur teorikisht nga shkencëatrë të tjerë të cilët që në vitet ’80 të shekullit të kaluar konceptuan se mjetet mikrobiologjike mund të përdoreshin për të kufizuar efektet e mbetjeve bërthamore.

Bakteriet kanë rezultuar efektive edhe në neutralizimin e plastikës, por prej tyre emetohet metan që përbën një problem serioz për klimën dhe cilësinë e ajrit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne