Fizikanti i njohur botëror Dr. Michio Kaku bëri një rrëfim tronditës në një intervistë të drejtpërdrejtë në televizion ku ai pranoi se HAARP është përgjegjës për vrullin e fundit të uraganeve.

Në një intervistë të transmetuar nga CBS, Dr Kaku pranoi se uraganet e kohëve të fundit “të bëra nga njeriu” kanë qenë rezultat i një programi qeveritar për ndryshimin e motit, në të cilin qiejt u mbuluan me grimca nano dhe stuhitë u “aktivizuan” përmes përdorimit të “lazerave”.

Në intervistë, Michio Kaku diskutoi historinë e modifikimit të motit. Programi hulumtues i frekuencave të larta Active Auroral (HAARP) u krijua në fillim të viteve 90 si pjesë e një programi hulumtimi jonosferik i financuar bashkarisht nga Forcat Ajrore Amerikane, Marinës Amerikane, Universiteti Alaska Fairbanks dhe Agjencia e Mbrojtjes së Avancuar të Projekteve kërkimore ( DARPA).

Sipas zyrtarëve qeveritarë, HAARP lejon ushtarakët të modifikojnë dhe të armatosin motin, duke shkaktuar tërmete, përmbytje dhe uragane.

Anongroup.org raportoi: Një hollësi me një shumicë dokumentash akademikë dhe patentash për ndryshimin e motit me energji elektromagnetike dhe grimca përçuese në stratosferë, hulumtimi i botuar dhe prezantuar në një mbledhje të Akademisë Kombëtare të Shkencave, tregon se “rrezet lazer” mund të krijojnë kanale me plazma në ajër, të cilat shkaktojnë formimin e akullit. Sipas profesorit Wolf Kasparian: “Nën kushtet e një reje tipike stuhie, në të cilën akulli dhe uji i tejftohur bashkëjetojnë, nuk mund të zbulohet asnjë ndikim i drejtpërdrejtë i kanaleve të plazmës në formimin e akullit ose në proceset e reshjeve. Nën kushtet tipike për retë e holla, kanalet e plazmës shkaktuan një efekt të habitshëm dhe të fortë në shtimin e akullit. Brenda pak minutash, veprimi me lazer çoi në një zgjerim të fortë të dendësisë së numrit të grimcave të akullit në dhomë deri në një faktor prej 100, edhe pse vetëm një fraksion 10-9 i vëllimit të dhomës u ekspozua ndaj kanaleve.
Grimcat e reja të sapo formuara të akullit shpejt reduktuan presionin e avullit të ujit dhe cuan në nje ngopje të akullit, duke rritur kështu trashësinë optike të reve deri në tre renditje të magnitudës. ”

Për të kuptuar me të vërtetë kete lloj inxhinierie te klimes (geo-inxhinierine), studiuesit kanë identifikuar kontraktorët e mbrojtjes Raytheon, sistemet BAE, dhe korporatat të tilla si General Electric si të përfshirë shumë në geo-inxhinieri. Sipas Peter A. Kirby, Massachusettsi historikisht ka qenë një qendër kërkimore geo-inxhinierike.
Me uraganet anormalë që aktualisht rrënojnë Amerikën, përmbytjet që shkatërrojnë Indinë dhe zjarret që shkatërrojnë Paqësorin Veriperëndimor, lufta e motit sot është një temë në ndërgjegjen publike. Ju lutem ndajeni këtë me sa më shumë njerëz që të jetë e mundur./ Gazeta Impakt

burimi:yournewswire

609