Shkencëtarja Dr Aafia Siddiki këtë muaj kompleton shtatë vjet në burgun Amerikan

KARACHI – Dr Aafia Siddiki në 23 shtator kompleton shtatë vitet e para të saj nga dënimi tepër i egër prej 86 vitesh burg ndërkohe që ajo në total deri tani ka përfunduar 14 vjet burg të paligjshëm, por që drejtësia nuk po i jepet akoma kësaj gruaje të shtypur, tha ditën e shtunë Dr Fowzia Siddiqui, liderja e levizjes Pakistaneze Aafia (Aafia Movement Pakistan).

Në një deklaratë, ajo tha se dita e 23 shtatorit 2010 do të kujtohej gjithmonë si një ditë e zezë në historinë botërore të ligjit dhe drejtësisë, kur një gjykatë në SHBA në mënyrë të njëanshme vendosi 86 vjet burg për DR Aafian për një krim që ajo asnjehere nuk e kreu dhe që asnjëherë nuk u provua para gjykatës.

Fowzia tha se studiuesi i famshëm Amerikan Stephen Landman kur kishte komentuar rastin e DR Aafia tha se ajo ishte ndëshkuar vetëm e vetëm për shkak se ajo ishte myslimane.

Ajo tha se madje edhe avokati Amerikan dhe analisti Steven Downs, i cili gjithmonë kishte shkruar kundër Afisë, u detyrua të shkruante: “Shkova të dëshmoj dënimin që po i behej një vajze të një kombi të vdekur, por dola që atje duke dhënë vleresimin dhe respektin tim më të lartë për nënën e njerëzimit – Dr Aafia Siddikin”.

Ajo tha se ish-Prokurori i Përgjithshëm i SHBA, Ramsey Clarke, gjatë vizitës së tij në Pakistan, e kishte hedhur poshtë dënimin e Aafias dhe tha: DR Aafia është viktimë e politikave botërore.

Ajo përmendi edhe ish-kryeministrin Mian Muhammed Nawaz Sharif i cili kishte premtuar se do ta sillte Aafian në shtëpi brenda 100 ditëve të para të qeverisë së tij.

Dr Fowzia kërkoi nga qeveria që të mos lejojë shkeljen e të drejtave themelore të një shtetaseje Pakistaneze, një shkencëtareje dhe nëne të respektuar në një burg të Amerikes dhe të bëjë përpjekje maksimale për riatdhesimin e saj të shpejtë./ Gazeta Impakt

burimi:nation

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne