Shkëputet një pjesë shkëmbi, bllokohet qarkullimi në aksin Uji i Ftohtë-Orikum

Qarkullimi i automjeteve në të dy anët e aksit rrugor Uji i Ftohtë-Orikum është ndërprerë pas shkëputjes së një pjese të shkëmbit në zonën e plazhit të quajtur “Kalaja” në Vlorë

Nga informacionet e para mësohet se pjesa e shkëmbit ka rënë mbi një makinë të parkuar dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz

Policia u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të mos kalojnë në këtë aks rrugor pasi ekziston rreziku që të vijojë shkëputja e shkëmbit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne