“Shko në Pakistan”, i moshuari musliman ngacmohet nga të rinjtë në Delhi

Një muslimani të moshuar i është mohuar një vend në metronë e Delhit nga një grup të rinjsh, të cilët i thanë atij të “shkonte në Pakistan” nëse donte një vend për t’u ulur. Të rinjtë gjithashtu kapën një kalimtar nga jaka kur u përpoq të ngrihej për të moshuarin.

Incidenti ndodhi në metronë e Delhit javën e kaluar, sipas një postimi në Facebook nga Kavita Krishnan, një sekretare në Shoqatën e Grave AIPWA.

Sipas postimit, i moshuari i pyeti dy të rinjtë nëse ata do i lironin një vend në trenin e zënë. Të rinjtë refuzuan, duke i kërkuar zotërisë të pyeste edhe një herë.

Më pas të rinjtë i thanë atij “ky vend është për hindutë, jo për pakistanezët si ti. Nëse do një vend, shko në Pakistan dhe merre atje”.

Një person që dëshmoi këtë ngjarje ishte Santosh Roy, sekretar kombëtar i Këshillit Qendror të Sindikatave të Indisë (AICCTU), i cili u tha të rinjve të kërkonin falje për gjuhën e tyre të urrejtjes dhe t’i lironin një vend të moshuarit.

Në atë pikë, të rinjtë u bashkuan me të rinj të tjerë, njëri prej të cilëve e rrëmbeu Royn nga xhaketa dhe i tha atij të “shkonte në Pakistan” gjithashtu.

Disa njerëz të tjerë në tren erdhën për të mbështetur Royn.

Një rojë hyri në tren në një ndalesë aty pranë dhe i mori dy të rinjtë në polici. Në stacion është paraqitur një ankesë ndaj tyre.

Sidoqoftë, dy të rinjtë qëndronin në terren edhe kur u raportua ankesa, duke kërcënuar “hamare log aa rahe hain” (mbështetësit tanë do të vijnë).

Disa ditë më vonë, Roy mori një telefonatë nga policia duke thënë se të rinjtë dëshironin të kërkonin falje – një lëvizje që mund të jetë iniciuar nga prindërit e tyre, të cilët thuhet se erdhën në stacion dhe thanë se djemtë e tyre kishin bërë një gjë “të turpshme” dhe “të gabuar”.

Roy u përgjigj se nuk i interesonte falja, dhe se falja e vërtetë i detyrohej njeriut të moshuar.

Pak më vonë u raportua se i moshuari kishte dhënë një deklaratë me shkrim ku ai pranonte faljen.

Incidenti vjen në mes të raporteve të fundit të dhunës kundër muslimanëve në Indi.

Më herët këtë muaj, fshatarët në qarkun Gumla të Jharkhandit thuhet se lidhën një 20-vjeçar musliman në një pemë dhe e sulmuan atë për orë të tëra, sepse ai kishte rënë në dashuri me një grua hindu.

Sipas zyrtarëve të policisë, i riu vdiq më vonë.

Raportime të tjera kanë dalë edhe për vrasjen dhe abuzimin e muslimanëve nga vigjilentët e lopëve hindu, të cilët janë të vendosur në parandalimin e therjes së kafshëve. Një sulm i kohëve të fundit pa një musliman të vrarë, pavarësisht se lopët në pronën e tij thuhet se ishin blerë ligjërisht si lopë qumështi.

Pothuajse 80 përqind e popullsisë së Indisë identifikohen si hindu, ndërsa 14 përqind janë pasues të Islamit, sipas të dhënave të regjistrimit të vitit 2015.

/ © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne