Shkodër – Koncert me ilahi “Kur flet gjuha dëgjon veshi, kur flet zemra dëgjon gjithësia”

Instituti turk “Yunus Emre” në qytetin e Shkodrës në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit të Republikës së Turqisë, Bashkinë e Stambollitdhe Bashkinë e Shkodrës, organizoi me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit koncertin me ilahi dhe muzikë mistike “Kur flet gjuha dëgjon veshi, kur flet zemra dëgjon gjithësia” (Dil Söyler Kulak Dinler, Kalp Söyler, Kainat Dinler).

Në hapje të koncertit përshëndeti drejtori i institutit turk “Yunus Emre”, Z. Zafer Kiyici, i cili tha se ky aktivitet vjen në kuadër të rëndësisë dhe vlerës që ka Muaji i Ramazanit, si mundësi për të reflektuar besimin, moralin si dhe urtësitë për paqen dhe tolerancën e filozofit të njohur mistik turk, Yunus Emre, urtësi të cilat do të shfaqen sot përmes interpretimit të ilahive nga grupi artistik i Bashkisë së Stambollit.

“…Kur flitet për ilahitë, emri i parë që vjen në mendje është përfaqësuesi i rëndësishëm i poezisë mistike; Yunus Emre, një personalitet i nderuar që përkujtohet përmes fjalëve: mëshirës, dashurisë, tolerancës. Ashtu siç përshkruhet edhe në njërën prej thënieve të çmuara të Yunus Emre: “Kur flet gjuha dëgjon veshi, kur flet zemra dëgjon gjithësia” kuptojmë se fjala e thënë nga zemra është ajo më e vyera. Urojmë të jeni zëra që burojnë nga zemra dhe dëgjohen nga gjithësia…”.

Aktiviteti i një natyre krejtësisht të veçantë, ka ardhur edhe si një bashkëorganizimin i Bashkisë së Shkodrës, ku ka bërë përshëndetjen e rastit edhe kryebashkiakja, Zj. Voltana Ademi.

“….Me dëshirën e mirë, propozimit të instituti turk “Yunus Emre”, Bashkia e Shkodrës iu bashkua këtu tek teatri “Migjeni” për të bërë të mundur të krijonim kushtet dhe që bashkarisht me artistët të mund të dëgjonim atë që poezia, muzika, lutja, kultura turke, tradita sjellin të veçantën e vet, mbase për shumë nga ne e njohur, por mendoj se sonte për shumë nga ne e paparë e paprekur me kaq origjinalitet se sa sonte…”.

Me pjesëmarrjen e artdashësve shkodranë, të drejtuesve të pushtetit vendor, sekretarit në ambasadën e Turqisë në Tiranë, Mehmet Oğuz Tekat si dhe të përfaqësuesit të Bashkisë së Stambollit dhe drejtor i Orkestrave të Bashkisë së Stambollit, Celal Sevencan, solisti i mirënjohur turk, Adem Tay interpretoi dhe performoi disa ilahi të larmishme mistike.

Aktiviteti që është organizuar në kuadër të Muajit të Madhnueshëm të Ramazanit është pasuar me një iftar për autoritetet, miqtë e të ftuarit e institutit turk “Yunus Emre”. / trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne