Shkodranët i venë zjarrin flamurit të Francës, kërkojnë dorëheqjen e ambasadorit shqiptar në Francë

Është përshkallëzuar protesta e qytetarëve në Shkodër, për vdekjen në rrethana misterioze të të riut shqiptar në Francë Florenc Beqiri.

Ata kërkuan dorëheqjen e ambasadorit shqiptar në Francë, Dritan Tola, si dhe dogjën flamurin tringjyrësh të Francës.

Ata kanë kërkuar gjetjen e autorëve të vrasjes së Florencit.

Beqiri ndërroi jetë 2 ditë më parë në një spital në Marsejë, ndërsa mjekët i hoqën tubat. Shqiptari ishte i ndaluar nga policia prej 2 javësh dhe në burgun e Marsejës, ndodhi edhe ngjarja e rëndë.

Ambasada e Francës në Tiranë dje u shpreh se trupi i Florenc Beqirit do t’i nënshtrohet autopsisë për të zbardhur shkakun e vdekjes.

Autoritet lokale në Francë pretendojnë për një tentativë vetëvrasje, por ky variant është hedhur poshtë nga familjarët dhe miqtë e të ndjerit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne