Shkolla “Ardian Klosi”, gazetari i njohur kritikon bashkinë: “Një shkollë s’duhet të marrë emrin e dikujt që ka vrarë veten!”

Në maj të këtij viti, këshilli bashkiak i Tiranës mori vendimin unanim ku quante shkollën 9-vjeçare në rrugën “5 Maji”, në njësinë bashkiake nr. 4, me emrin e publicistit të ndjerë, “Ardian Klosi”, i cili i dha fund jetës së tij në vitin 2012, për shkak të problemeve me depresionin.

Ditën e sotme, gazetari dhe skenaristi i njohur Edi Oga ka shpërndarë në Facebook një foto të fasadës së kësaj shkolle, duke shprehur mendimin e tij rreth emrit.

“Ardian Klosi është padyshim një figurë e rëndësishme e kulturës shqiptare, por unë do të kisha votuar kundër vendosjes së emrit të një personi që ka vrarë veten, një shkollë fëmijësh”, – shkruan Oga.

Sakaq, ka nisur debati në seksionin e komenteve të atyre që bien dakord me skenaristin apo jo.

Me siguri këshilli bashkiak ka motivacionet e veta për përzgjedhjen e emrit të Ardian Klosit si emër i shkollës 9-vjeçare, ama edhe tema e shtruar nga Oga lë shumë vend për debat. /Blitz.al/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne