“Shkolla e Kur’anit e Malajzisë” u përurua në Rripin e Gazës me një ceremoni të mbajtur në fillim të javës.
Shkolla është themeluar nga Instituti Palestinez-Malajzian i Amanit në bashkëpunim me Dar-ul-Kur’anin e Gazës dhe Qendrën Sunna.
Një numër i zyrtarëve palestinezë dhe aktivistë kur’anorë dhe qytetarë morën pjesë në ceremoninë e hapjes, njoftoi faqja e alresalah.ps.
Duke ju drejtuar ngjarjes, Abdul Rahim Axhiz, menaxher i shkollës, tha se aktivitetet e tij do të fokusohen në trajnimin e një brezi të devotshëm.
Ai shtoi se metoda të reja arsimore do të përdoren në shkollë për të promovuar Kulturën Kur’anore në mesin e nxënësve.
Po ashtu, ishte Omar Siam, menaxheri ekzekutiv i Institutit Aman, i cili theksoi vendosmërinë e tij për t’i shërbyer palestinezëve në Rripin e Gazës, Kuds (Jerusalem) dhe Bregun Perëndimor, veçanërisht në fushën e arsimit.
Burimi : IQNA/ ML