Shkolla italiane heq simbolet katolike / Ndalon lutjet dhe fotografitë e Papa Françekut dhe Papa Gjon Palit II.

Vendimi i një drejtori të një shkolle fillore në Palermo të Siçilisë ka provokuar polemika. Të paktën kështu raporton gazeta e Kishës, “Avvenire” sipas të cilës në shkollën fillore të një zone të Palermos, Ragusa Moleti, drejtori ka urdhëruar ndalimin e lutjeve në klasë per nxënësit. Sipas gazetës në fjalë, drejtori ua ndalon mësuesve që të recitojnë lutje edhe në orën e fesë. Më tej akoma, nga klasat janë hequr fotografitë e Papa Françekut dhe Papa Gjon Palit II.
Në qarkoren e vet, drejtori Nicolò La Rocca, i referohet një mendimi të Avokaturës së Shtetit të vitit 2009 që përjashton celebrimet e kultit, ritet fetare në shkollë gjatë orarit mësimor.

Gazeta shkruan se ndaj këtij vendimi, sipas saj të pakonsultuar me organizmat e shkollës, ka patur reagime nga disa prindër që i kanë shkruar edhe një gazete lokale.
Vendosja e simboleve katolikë në shkollat publike në Itali është një fenomen që është sjellë disa herë në vëmendje.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne