Shkolla italiane pezullon kurset islame pas reagimit të fashistëve te së djathtës

Kurset dhe islame të planifikuara për t’u mësuar në një shkollë në rajonin e Emilia-Romagna të Italisë veriore u pezulluan pas reagimit të partive anti-emigrantë dhe ato të qendrës së djathtë, njoftuan të shtunën mediat lokale.

Deputeti rajonal i Emilia-Romagna-s i partisë në pushtet anti-imigracion, Stefano Bargi dhe një deputet nga partia, Guglielmo Golinelli kundërshtuan kurset duke pretenduar se janë kundër “standardeve të mësimit perëndimor” të tyre.

“Në shkollat tona mësohet gjuha italiane dhe kultura perëndimore. Ne jemi absolutisht kundër përdorimit të një klase në shkollat publike nga një fondacion islam për mësime fetare”, tha Golinelli, cituar nga BBC.

Nisma filloi nga Shoqata Kulturore Islame me emrin “La Pace”(Paqe), pasi mori miratimin nga administrata e shkollës në qytetin San Felice Sul Panaro. Mësimet u planifikuan t’u mësoheshin fëmijëve kryesisht nga familjet e Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut, por ato do të ishin gjithashtu të hapura për fëmijët italianë. Është planifikuar që rreth 200 nxënës të moshës 6 dhe 14 vjeç të ndiqnin mësimet, të cilat do të jepeshin nga mësues vullnetarë.

Në një deklaratë të përbashkët, partitë e qendrës së djathtë në rajon thanë se mësimi i Kushtetutës italiane për fëmijët emigrantë do të ishte më i dobishëm në aspektin e integrimit sesa mësimet fetare.

Një politikan tjetër nga partia e qendrës së djathtë Forza Italia, Enrico Aimi, pretendoi se “shkolla po shndërrohet në një xhami”.

Duke iu përgjigjur reagimeve, organizatorët e kursit thanë se synojnë t’u mësojnë fëmijëve se sa paqësore është feja, në vend që ata të mësojnë kulturën arabe dhe Islamin nga interneti përmes burimeve të gabuara.

Nga ana tjetër, komuna e qarkut tha në një deklaratë të premten se kurse të ngjashme u mësuan në të kaluarën, por nuk morën një reagim të tillë, duke pretenduar se reagimi është propagandë përpara zgjedhjeve lokale që do të mbahen në muajt e ardhshëm.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne