Shkolla 9 vjeçare Osman Myderizi u rikonstruktua në verën e vitit 2016, kohë në të cilën Bashkia e Tiranës drejtohej nga Erion Veliaj. Ky postim në Tëitter nga kryetari i Bashkisë tregon përgjegjësinë direkte të tij për cilësinë e dobët të punimeve të godinës, që vunë në rrezik shëndetin e fëmijëve të mitur. Siç duket nga postimi në Tëitter, Erion Veliaj nxiste kompanitë e ndërtimit të mbaronin punimet në shtatorin e vitit 2016.

Tashmë që punimet në shkollën Osman Myderizi rezultuan një skandal, nga Erion Veliaj pritet një reagim për të identifikuar përgjegjësit dhe dërgimin e tyre në prokurori.

Elbarina Toshkallari, mësuesja e shkollës Osman Myderizi në Tiranë mbeti e lënduar, kur një copë suva ra nga tavani kur ajo shpjegonte mësim. Mësuesja u dërgua menjëherë në urgjencë, ku mori ndihmën e parë. Ngjarja ka ndodhur ndërsa Toshkallari shpjegonte mësimin në klasë, por fatmirësisht asnjë nga fëmijët që ndodheshin në klasë nuk u dëmtua.

73