Shkon mbi 100 mijë numri i emigrantëve të arrestuar në kufirin SHBA-Meksikë

Zyrtarët amerikanë për Mbrojtjen e Doganave dhe të Kufirit njoftuan se janë arrestuar 109.144 emigrantë të cilët kanë hyrë në muajin prill në vend nga kufiri SHBA-Meksikë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Numri i personave që kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në SHBA është rritur me 6 për qind krahasuar me muajin e kaluar dhe është dyfishuar në krahasim me vitin e kaluar, kanë bërë të ditur zyrtarët të cilët kanë vënë theksin se pritet që të tejkalojë 1 milion numri i emigrantëve që hyjnë në vend në një vit.

Shefja e patrullës kufitare të SHBA-ve, Carla Provost në një fjalim në Senat në Washington tha se transferimi i më shumë burimeve nuk do ta zgjidh problemin për këtë krizë dhe se janë të shqetësuar se mund të humbasin kontrollin kufitar.

Emigrantët të cilët janë nisur nga vendet e Amerikës Qendrore, Guatemala, Hondurasi dhe El Salvador, për shkak të arsyeve të tilla si “dhuna dhe varfëria”, vazhdojnë të vijnë në SHBA nga kufiri meksikan.

Ndërsa presidenti i SHBA-ve Donald Trump, i cili është kritikuar për politikat e tij kundër emigrantëve, mbron idenë e tij se duhet ndërtuar një mur me Meksikën për të luftuar “emigracionin e paligjshëm dhe trafikimin e drogës”./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne