Shkresa nga Holanda, Lulzim Basha ka gënjyer për shkollën e lartë

Lulzim Basha ka gënjyer për diplomimin e tij në Holandë. Dokumentet qè e provojnè kanë dalë rastësisht ndërsa u tentua të përgënjeshtroheshin akuzat e hedhura në media nga ish zëvendësministri pak javor i Arsimit T.Muka, se Lulzim Basha ka nisur studimet në Universitetin e Utrechtit, Holandë, por nuk ka data diplomimi.

 

Provohet me dokumente zyrtare se Lulzim Basha ka filluar shkollën në vitin 1993 dhe e ka përfunduar në vitin 2005.

Në 6-të vitet e para ka mundur të sigurojë vetëm një diplomë 1-vjeçare përgatitore, këtë më pas e ka përdorur kur ka punuar për UNMIK në Kosovë.

Po ti referohesh CV-së së Lulzim Bashës, publikuar në faqen zyrtare të PD-së, rezulton se i ka nisur studimet në Utrecht në vitin 1993, por nuk shënon një datë se kur i ka përfunduar ato.

Kur ky detaj u vu në dukje nga ish-zv.ministri Muka, administratori i një portali periferik pranë PD-së dhe familjes të Bashës ka replikuar me Mukën, duke e lënë të hapur portën e verifikimit të këtij fakti dhe duke bërë autogol – shkruan CNA.

“Që Lulzim Basha ka studiuar dhe është diplomuar në Universitetin e Utrecht-it dhe që ka bërë edhe masterin atje është e verifikuar dhe këtë nuk e manipulojnë dot as rilindasit as “akademikët” e papërcaktuar dhe që bëjnë 10 gabime drejtshkrimore në dhjetë rreshta që shkruajnë….”, shkruante administratori M.M, i cili për të nxjerrë të vërtetën rreth këtij fakti i ka adresuar një kërkesë zyrës Alumni të Universitetit të Utrechtit.

Dokumenti i Universitetit publikuar nga portali prane PD

Dhe më pas shkruan:

Fakulteti më në fund i ktheu përgjigje pyetjes tënde dhe në këtë mënyrë unë mund të të informoj ty se:

Lulzim Basha mbaroi me sukses vitin e parë për Drejtësi, në Holandë në prill të 1999. Ai ka përfunduar me sukses studimet për Drejtësi Ndërkombëtare dhe Evropiane në maj 2005”.

Referuar përgjigjes së Universitetit rezulton se që nga viti 1993 deri në 2005 Lulzim Bashës i janë dashur 12 vite për të mbyllur studimet për Drejtësi dhe karrierën politike në PD e ka nisur pa qenë i diplomuar.

Pa diplomuar ka qenë Lulzim Basha në vitin 2004 kur u promovua nga KOP-i dhe po i  tillë rezulton të ketë qenë edhe gjatë vitit 1999 kur punonte në Kosove.

I padiplomuar ka qenë Lulzim Basha edhe gjatë kandidimit për deputet.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne