Shkrimtarja nga New Yorku, që u konvertua në Islam: Ramazani, mundësia më e mirë për të folur me të tjerët për muslimanin

Lisa Suhay, është një New York-eze, e cila kohëve të fundit e ka pranuar islamin, e më këtë sipas saj, është në një test besimi edhe nga miqtë dhe fqinjtë, se a do të mbetet ajo një person i mirë siç ka qenë deri më tani.

Ajo ka theksuar se “duket se tani, gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, është koha më e volitshme për ne që të kemi atë që po e quaj ‘bisedë rreth muslimanit”.

“Që nga 11 shtatori isha me ndjenjën e kërcënimit dhe kujdesit të shtuar, sa herë kaloja pranë ndonjë xhamie. Sulmet terroriste të vitit 2001, ishin një goditje e drejtpërdrejtë në vendlindjen time. Deri kohët e fundit, unë isha një nga ata njerëz që e shikonin xhaminë dhe gratë me hixhab me një sy tjetër”, ka shtuar Suhay.

Ajo ka theksuar se e ka gjetur veten duke i mbrojtur muslimanët, kur perceptimet negative dhe urrejtja ndaj islamit u shtuan jashtë mase pasi që në SHBA u mbajten zgjedhjet presidenciale, që solli edhe urdhërndalesën për udhëtim të disa shteteve muslimane në Amerikë.

Amir Ahmeti
“Pas tërë këtyre ngjarjeve e gjeta vetën më një pozitë kur po i mbroja muslimanët. Por, njerëzit më thoshin se nuk e dija se për çfarë po flisja, sepse kurrë këmba ime nuk kishte hyrë brenda në xhami”, ka shtuar Suhay.

Ajo ka treguar se ka shkuar në xhami për ta mësuar të vërtetën, duke shtuar se “duke vepruar kështu, zemërimi, urrejtja dhe frustrimet e mia u zhdukën”.

“Kam gjetur paqen time me Zotin, ku u thirra për ta gjetur atë. Prandaj, e njoh armiqësinë që të tjerët e kanë për këtë mënyrë të jetës”, ka shtuar Suhay.

Sipas saj, njerëzit po më shohin përmes një filtri të ri, “filtër që është plasaritur nga aktet e urrejtjes të njerëzve”.

“Njerëzit që kam njohur për dekada të tëra, gjenden papritur duke thënë gjëra mizore për mua. Ata e justifikojnë këtë duke thënë se besimi im fetar është i barabartë me miratimin e akteve të neveritëse terroriste, të cilët tregtojnë në emrin e fesë sime”, ka shtuar ajo.

Ajo shtron një pyetje ku thotëse po sikur çdo vrasje dhe mizori e kryer nga një jomusliman, të ishin prefacuar në titujt me “ekstremistët krishterë therrnin njerëz në autobus” ose “ekstremist i krishterë i akuzuar për sulm”, a do të ishte e drejtë.

“Unë nuk jam skllave, as e hipnotizuar, as e trastosur, as e programuar, injorante, tradhtare e gjinisë sime apo antiamerikane. Unë ndryshova fenë, jo kulturën apo personalitetin”, ka theksuar Suhay.

Ajo ka treguar se falet pesë herë në ditë, duke filluar nga ora 4 e mëngjesit dhe duke përfunduar rreth orës 10 të mbrëmjes.

“Unë mbaj një hixhab (shami) – e cila është më pak e rëndë se ajo që ka veshur nga zonja e parë, Melania Trump, në vizitën e saj në Vatikan . Unë vishem më modesti”, ka thënë Suhay, transmeton pilotonline.

Një mik i shqetësuar këmbëngulte: “Këto xhami janë plot njerëz që planifikojnë rënien e Amerikës dhe skllavërimin e grave”.

Në realitet, sipas saj, xhamitë në Norfolk dhe në Virginia Beach, aktualisht janë të mbushur me agjërues, të lodhur, të penduar, të mirëfilltë, duke vëzhguar muajin e shenjtë të Ramazanit.

“Gjatë Ramazanit, ne ngrihemi rreth orës 3 të mëngjesit për ngrënien e syfyrit (arabisht për “agim”), që do të na mbajë deri në perëndimin e diellit e asaj dite. Ne duhet të ndalohemi nga ushqimi dhe pija, nga momenti që thirrja për namazin e sabahut”, ka thënë ajo

Pastaj falim namazin e mbrëmjes dhe të gjithë ulemi për të ngrënë shujtën e iftarit.

Ndryshe, Lisa Suhay është themeluese e Iniciativës së Norfolkut për Chess Excellence dhe autore e një serie librash Norfolk për fëmijët./30ditet.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne