Shkup, panel me temë “Jeta kushtuar shërbimit fetar në Ballkan dhe Anadoll”

Dje në Shkup nën organizimin e Konsulencës së Shërbime Fetare pranë Ambasadës së Turqisë në Shkup është mbajtur panel me temë “Jeta kushtuar shërbimit fetar në Ballkan dhe Anadoll”.

Në panelin e organizuar në një hotel në kryeqytet, morën pjesë përfaqësues të institucioneve turke në vend, nëpunës fetarë dhe të ftuar të tjerë.

Këshilltari i Shërbimeve Fetare pranë Ambasadës së Turqisë në Shkup, Murat Alkan, bëri të ditur se në Turqi që nga viti 1986 mes datave 1-7 tetor kremtohet java e “Xhamive dhe nëpunësve fetarë”.

Ai duke treguar se në kuadër të kësaj jave janë duke organizuar panelin me temë “Jeta kushtuar shërbimit fetar në Ballkan dhe Anadoll”, tregoi se në panel marrin pjesë panelistë nga Turqia dhe Maqedonia.

Alkan uroi që paneli të jetë në dobi të muslimanëve të Ballkanit, Anadollit dhe të gjithë muslimanëve.

Ndërsa akademiku nga Universiteti i Tetovës, Prof. Dr. Süleyman Baki, tha se në panel do të ligjerojë mbi çështjen e hoxhallarëve që kanë ligjeruar mbi jetën fetare, përpjekjen që kanë dhënë dhe shërbimin e tyre gjatë shekujve në Ballkan, në veçanti në Maqedoni dhe Shkup.

Ai tha se gjithashtu do të flas se si duhet të transmetohet shërbimi i hoxhallarëve në ditën e sotme. “Do të mundohemi të shpjegojmë sinqeritetin, përpjekjen e tyre rreth kësaj çështjeje”, u shpreh Ai.

Në panel gjithashtu ligjeroi akademiku Doç. Dr. Fatih Koca nga Universiteti Ankarasë në lidhje me shërbimin fetar të kompozitorëve, imamëve, muezinëve dhe hafizave nga Anadolli dhe Ballkani.

Ndërsa ligjeruesi në Kryesinë e Çështjeve Fetare të Turqisë, Fatih Mehmet Karadaş, foli rreth vendit në shoqëri të xhamisë dhe nëpunësit fetar. Edhe atasheu i Çështjeve Fetare në Kryekonsullatën e Turqisë në Konstanca, Arif Cevlek, ligjeroi rreth rëndësisë së xhamisë dhe nëpunësit fetar në Ballkan dhe Rumuni.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne