Shkup, përfundon Java e Filmit Turk

Me koncertin e Orkestrës Simfonike të Universitetit Trakya nga qyteti turk Edirne, në Shkup ka përfunduar “Java e Filmit Turk dhe Punëtoria e Kinematografisë Turqi-Maqedoni e Veriut”, raporton Anadolu Agency (AA).

Java e filmit u organizua nga Fondacioni Ensar nga Turqia me mbështetje të Ministrisë turke të Kulturës, ndërkohë që në mbylljen e organizuar në kampusin e Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik (IBU) morën pjesë përfaqësues të institucioneve turke në vend, akademikë dhe studentë.

Koordinatori i Punëtorisë Kinematografike Turqi-Maqedoni e Veriut, Murat Tufan, në fjalimin e tij tha se gjatë javës katër ditore janë shfaqur tetë filma, përfshirë dy dokumentarë. Ai theksoi se kanë kaluar një javë të dobishme

Përveç filmave, me pjesëmarrjen e personave që punojnë në fushën e kinemasë nga Turqia dhe Maqedonia e Veriut, kanë organizuar edhe Punëtori të Kinematografisë.

Ndërkaq, drejtori i Përgjithshëm i Fondacionit Ensar nga Turqia, Hüseyin Kader, ka falënderuar të gjithë ato që kanë kontribuar.

“Maqedonia (e Veriut) është sikurse shtëpia jonë. Kur vijmë këtu, kur i shohim këto vende, veten e ndjejmë si në shtëpitë tona. Sepse këtu ndajmë ndjenjat dhe mendimet e njëjta me ju. Me historinë dhe lokacionin, me veçoritë e arkitekturës është si të jemi në Kastamonu, Amasya, Safranbolu, Bursa”, tha ai.

Pas fjalimeve u ndanë mirënjohje për kontribuesit. Aktiviteti përfundoi me koncertin e Orkestrës Simfonike të Universitetit të Trakya-s, ku u shfaqën vepra të njohura si muzika e filmit serik të njohur “Game of Thrones.

Gjatë javës që filloi më 23 prill, në Kinemanë Milenium në Shkup, në IBU dhe në kompleksin e Shkollave Ndërkombëtare Maarif në Tetovë janë shfaqur filmat “Kaos”, “Aydede”, “Hürkuş”, “Halef” dhe “Të gjitha lumturitë janë të mundura” (Bütün Saadetler Mümkündür).

Filmdashësit patën mundësinë të ndjekin edhe dokumentarët “Göbeklitepe” të autorit Oğuz Makal dhe “Tamburica” nga Sali Saliji./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne