Shkup, politikani theret në mënyrë brutale nga i biri

Në Shkup është vrarë një ish politikan, nga lagja Cërniçe, njoftojnë burime policore. Sipas tyre, politikani në fjalë është vrarë nga djali i tij në mënyrë brutale duke u therur me thikë.

Ai është transferuar menjëherë në spitalin e qytetit në Shkup, por nuk i ka bërë ballë lëndimeve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Burime policore kanë zbuluar edhe identitetin e vrasësit, respektivisht djalit të politikanit, i cili ka iniciale I.T.

Sipas informacioneve të para, I.T. vuan nga sëmundje serioze psiqike, dhe për këtë arsye disa herë ka qenë i

Dëshmitare ka qenë bashkëshortja e tij. Sipas saj, deri sa kanë qenë në dhomën e ditës me bashkëshortin, ka arritur djali i tyre, e ka thyer derën e hyrjes, e ka larguar nënën e tij dhe më pas e ka sulmuar babain L.T.

Djali pas vrasjes është arratisur nga shtëpia, por më vonë është paraqitur në Emergjencë, duke kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të plagës me thikë në dorën e djathtë.

Ai është arrestuar dhe është dërguar në stacionon policor në Kisella Vodë. Trupi i pajetë i ish politikanit i është dorëzuar mjekësise ligjore.

Sipas informacioneve jozyrtare, politikani i vrarë  është nga radhët e VMRO-DPMNE-së. Bëhet fjalë për L.T. 68 vjec,  ish kryetar i degës së VMRO-DPMNE-së në komunën Kisella Vodë të Shkupit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne