Shmanget tragjedia, shpëtohet vajza që tentoi të mbytej te Liqeni Artificial

Një vajzë e re ka tentuar të mbytet te Liqeni Artificial në Tiranë këtë të premte.

Vajza, identiteti i së cilën nuk bëhet me dije, ishte futur në thellësi 5-6 metra. Efektivët e Policisë Bashkiake tentuan ta qetësonin dhe ta bindin të dilte nga uji. Një prej efektivëve u fut brenda në ujë duke e nxjerrë nga liqeni.

Policia Bashkiake bën me dije se njoftoi Policinë e Shtetit për të zbardhur arsyet e kësaj ngjarje.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne