Shoqatat e komunitetit rom dhe egjiptian me marrëveshje rrjetëzimi

Në Ditën Ndërkombëtare të Romëve, përfaqësuesit e 10 shoqatave rome dhe 2 egjiptiane, nënshkruan një marrëveshje për rrjetëzimin e shoqatave në qarkun Korçë, ndërsa i pranishëm ishte dhe Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda në një takim informues dhe sensibilizues.
Përfaqësuesit e komunitetit, Arben Kosturi dhe Dorin Ciuba i ngritën Komisioneri Gajda dhe zyrën lokale të KMD Korçë një sërë problematikash në lidhje aksesin e shërbimeve publike në Bashkinë Korçë, çështjen e strehimit dhe arsimimin e anëtarëve të komunitetit.
Nga ana e tij, Komisioneri Gajda tha se zyra e KMD i ka prioritet shqetësimet e përditshme të komunitetit rom dhe shumë nga vendimet për Diskriminim janë një realitet që ka vënë para përgjegjësisë institucionet qendrore dhe lokale.
Po ashtu, Komisioneri Gajda vuri në dukje nevojën për rrjetëzime të komunitetit rom dhe egjiptian, jo vetëm në nivel lokal dhe kombëtar, por edhe ndërkombëtar.
“Nevojitet një koordinim më i madh për nxitjen e arsimit dhe punësimit profesional të komunitetit rom” tha ai.
Gjatë takimit, u prezantuan edhe disa kumtesa të dr. Eris Rusi, Prof.Fehmi Xhemi, Arben Kosturi dhe Bledi Taho mbi pasurinë e kulturës rome si dhe u finalizua marrëveshja e rrjetëzimit në qarkun e Korçës mes shoqatave.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne