Shoqatat turke në Francë reagojnë ashpër ndaj dekretit të Presidentit Macron

Shoqatat turke në Francë reaguan ashpër ndaj miratimit të dekretit të Presidentit Emmanuel Macron, me të cilin data e 24 prillit shpallet si ditë përkujtimore të të ashtuquajturit gjenocidit armen.

Unioni Islam Turk i Çështjeve Fetare (DITIB), Unioni Ndërkombëtar i Demokratëve (UID) dhe Federata Francezo-Turke, lëshuan një komunikatë të përbashkët me shkrim në shenjë reagimi ndaj dekretit të Presidentit Macron për të shpallur 24 prillin si ditë përkujtimore të të ashtuquajturit gjenocidit armen.

“Shoqatat turke në Francë mohojnë instrumentalizimin e historisë nga grupet represive të frymëzuara nga logjika sektare me qëllim të dëmtimit të paqes dhe dialogut mes popujve”, u tha në reagimin në fjalë.

Në mes tjerash bëhet e ditur se turqit, të cilët ndodhen në Francë për më shumë se 50 vjet, kontribuojnë në jetën kulturore, ekonomike, shoqërore dhe politike të këtij vendi, ndërsa thuhet se “Shoqatat turke në Francë e vlerësojnë si të padrejtë cilësimin e ngjarjeve të vitit 1915 si gjenocid”.

Në komunikatë gjithashtu rikujtohet se historianët si Bernar Luis (Bernard Lewis), Zhill (Gilles) Veinstein, Robert Mantran dhe Lui (Luis) Bazin dalin kundër përdorimit të termit “gjenocid”, ndërsa thuhet se “800 mijë qytetarë turq që jetojnë në Francë, nuk e pranojnë këtë diskriminim dhe se do të vazhdojnë ta shpjegojnë atë”.

Dy vjet më parë Gjykata Kushtetuese e Francës kishte anuluar dispozitën përkatëse të ligjit për të “konsideruar si vepër penale refuzimin e krimeve të caktuara”, të cilat do të përfshinin edhe pretendimet armene në lidhje me ngjarjet e vitit 1915./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne