Shoqëria civile proteston për kthimin e vizave, policia rrethon ambasadën e Holandës

Në seancën e posaçme parlamentare të 16 prillit, parlamentarët holandezë votuan në shumicë pro rikthimit të regjimit të vizave për Shqipërinë. Kjo kërkesë iu përcoll më pas ekzekutivit, në formën e një propozimi të argumentuar me nevojën e parandalimit të fenomenit të trafikimit të lëndëve narkotike dhe të krimit të organizuar të shqiptarëve në Holandë.

Mirëpo, ky vendim nuk është mirëpritur nga Shoqëria Civile e vendit tonë. Rreth një duzinë aktivistësh kanë paralajmëruar për sot zhvillimin e një protestë në dyert e ambasadës së Holandës në Tiranë, në shenjë kritike ndaj nismës së ndërmarrë nga legjislativi holandez.

“TURP! Jo Viza për Shqiptarët por për Qeveritarët e Pushtetit të “MJAFT” & SOROS që na sollën të gjitha Qeveritë Holandeze nga viti 2003 e deri më sot!

Sps MAFJEN SHQIPTARE në Holandë nuk e pollën shqiptarët por Mafia Qeveritare Soros me sponsorizimin zyrtar të Qeverive Holandeze!”- shkruhet në reagimin e Shoqërisë Civile.

Për të siguruar mbarëvajtjen e tubimit, Policia e Shtetit ka dërguar disa efektivë në perimetrin e zonës rreth ambasadës.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne