‘Shota’ nderohet me dy çmime në Festivalin Ndërkombëtar të Trabzonit në Turqi

Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota” vijon të përfaqësojë kulturën shqiptare në festivale të ndryshme ndërkombëtare, nga ku nuk kanë munguar edhe çmimet e fituara.

Kësaj radhe Ansambli “Shota” ishte pjesë e Festivalit Ndërkombëtar në Trabzonit në Turqi.

Në këtë festival Ansambli Kombëtar u nderua me çmimin e dytë në kategorinë e performancës së përgjithshme dhe çmimin e parë muzikor të festivalit.

Drejtori artistik i këtij ansambli, Ylber Asllanaj u shpreh se kjo është një dëshmi që arti është përfaqësuesi më i denjë i shtetit tonë para botës.

“Edicioni i I-rë i “Kemençe ve Horon”-fest, në Trabzon-Turkey, ku AKKV “SHOTA”, u nderua me çmimin e II-të, në kategorinë e performancës së përgjithshme dhe çmimin e I-rë muzikor të festivalit,edhe një dëshmi kjo, që arti,sporti dhe kultura janë përfaqësuesit më të denjë të shtetit tonë para botës. Edhe një JU LUMTË e madhe për T. A. të ansamblit,për punën dhe suksesin, dhe një apel për kompetentët e shtetit për më shumë kujdes dhe përkushtim ndaj këtij aseti kombëtar”, ka shkruar Asllanaj në Facebook.

Ky festival u mbajt në datat 07-13 Korrik 2017 ku merrnin pjesë edhe 13 shtete tjera nga Evropa, Azia, Afrika dhe Amerika./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne