Shpërthejnë shqiptarët, shënojnë katër gola për Luganon

Armando Sadiku dhe Ezgjan Alioski kanë shkëlqyer në fitoren e Luganos prej 4:2 ndaj Sionit

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Armando Sadiku, ka shkëlqyer bashkë me yllin shqiptar të Maqedonisë, Ezgjan Alioski në fitoren e Luganos 4:2 ndaj Sionit, transmeton Gazeta Express.

Alioski ka shënuar tre gola brenda 25 minutave të para, dy me 11 metërsh dhe një pas asistit të Sadikut, ndërsa ky i fundit ka shënuar golin e katërt në fillimin e pjesës së dytë, pikërisht pas pasimit të Alioskit.

Me këtë fitore, ekipi i Luganos i largohet përfundimisht zonës së rënies nga kategoria dhe kur kanë mbetur edhe 9 javë nga fundi i kampionatit, mund të pretendojë seriozisht për një vend në Evropë. /Express/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne