Shpërthen Erëza Vela, ja numëron Arbana Xharrës të gjitha poshtërsit e saj

Gazetarja Erëza Vela ka kritikuar anëtaren e PDK’së Arbana Xharra e cila u sugjeroi grave që janë kandidate për deputete që të kenë ‘kujdes me makiazhin gjatë fushatës zgjedhore’.

Vela shkruan se Xharra duhet të ndalojë së përqeshuri gratë tjera sepse kur ushtronte profeisonin e gazetares, të gjitha gratë i kishte pas vetes, duke e mbështetur atë në punën e saj.

Ajo ja kujton Xharrës që megjithë mbështetjen e atëhershme, ajo të njëjtën nuk e ka bërë kurrë. Përkundrazi, ja numëron sulmet ndaj grave që janë në politikë.

Vela shkruan në Facebook:

Fakti qe e kam perkrah Arbanen publikisht ne shume raste, me obligon dhe me jep lirine edhe me e kritiku kur mendoj qe nuk ka te drejte, prandaj po e them qe tani, si politikane, eshte koha qe ajo te filloje te fuqizoje grate e te ndalet se perqeshuri ato! Per me teper e ka obligim moral, meqe sa ishte kendej, pothuajse cdo grua e perkrahi ate si gazetare, ndersa ajo, shume rralle, per te mos thene kurre, nuk perkrahi ndonje grua tjeter. Per me teper, ne shume raste, keqshfrytezoi lirine e fjales dhe ndikimin e saj per me perqesh, gjyku, poshteru e nencmu mijera gra per zgjedhjet e tyre:

– Perqeshi e peruli profesionalisht e personalisht Presidenten Jahjaga.
– Nencmoi Alma Lamen kur morri postin e ambadadores, duke i thene u shite.
– Poshteroi Mimoza Kusarin, duke e akuzuar ne periudhen me sensitive te nje gruaje, ate te pas-lindjes, duke e ofenduar vrazhde pasi kjo e fundit kishte zgjedh me e vazhdu punen dhe kohe pas kohe me e marre djalin ne zyre. I dha epitete nga me poshterueset.

– Perqeshi Mimoza Ahmetaj ne diten kur ajo u zgjodh Ministre e Integrimeve, duke i’a publiku nje foto me veshje tradicionale te nuserise, me pershkrimin: “a shkohet keshtu ne Evrope”.

– Perqeshi ballon pranverore te Aferdita Saracinit dhe te gjitha grate qe ishin prezente aty.
– Perqeshi ballon tradicionale te Aferdita Pacarades dhe te gjitha grate qe ishin prezente aty.
– Poshteroi gra te mbuluara duke i fotografuar ne rruge e duke ua cenuar privatesine.
– Perqeshi gra qe e duan moden e grimin.
– Perqeshi gra qe bene intervenime estetike.
– Refuzoi me u bashku ne kampanjen per fuqizimin ekonomik te gruas, #edhetimundesh – ne te cilen u bashkuan shume personalitete, duke perfshi edhe komisioneren Lunacek.

Keto jane disa nga rastet qe mua mu kujtuan. Kjo liste mund te jete edhe me e gjate, mirepo nje gje eshte e sigurte: cilado femer tjeter te ishte sot ne vendin e Arbanes, presionin me te madh social e lincimin e perqeshjen me te madhe publike do ta kishte nga vet Arbana, prandaj, ajo duhet te bej shume pune qe t’a meritoje perkrahjen e grave, ne vend se te vazhdoje te perqeshe koleget e saj deputete e politikane.

Ndryshe, Arbana Xharra, në një status të mëhershëm në Facebook, ka nisur mesazhin e saj me ‘dreqi e marrtë’ duke u treguar e irituar me fushatën që po bëjnë gratë që janë kandidate për deputete.

Xharra shkroi në Facebook:

Dreqi e mart, fushate keni me u taku me qytetare qe kane halle e derte, nuk i shkohet me 1 kg makeup ne ftyre e me veshje si ne kanagjegj. Cili eshte misioni yne?! Pa dashe me nencmu stilin e veshjen e askujt, ne Kosove eshte marre me ju shite mend me salltanet qytetareve shumica e te cileve jane ne zor per mbijetese. Zani i grave duhet me u ndegju per padrejtesite e tyne, per shkeljen qe ju behet prej pragut te shpise e deri ne instancat me te nalta. Zani i gruas nuk eshte manikyr pedikyr.
Po kerkohet me shume se kurre perfaqesimi i gruas ne politike, institucione dhe vendimmarrje. Jane vet grate qe kesaj radhe duhet te japin mesazh tjeter, te kene preokupim programin, kauzat, fjalimet e qendrimet dhe jo vetem dukjen!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne