Shpërthim në çerdhen 14, s’ka fëmijë të lënduar

Shkak dyshohet rrjedhja e bombulës së gazit

Çerdhja 14 në zonën e ‘Ali Demit’ në kryeqytet u trondit gjatë natës nga një shpërthim që hodhi në tokë një pjesë të saj. Policia sqaroi se shkak u bë rrjedhja nga një bombul gazi që mbahej në ambientet e pasme të ndërtesës. Shpërthimi u shoqërua me një zjarr që nuk pati pasoja.

“Forcat zjarrfikëse kanë ardhur menjëherë në vendngjarje, kanë bërë shuarjen e flakëve që kanë qenë në fazën fillestare të saj”.

Pavarësisht rënies së një pjesë të ndërtesës çerdhja u hap normalisht në orët e para të mëngjesit nga edukatoret. Ambientin ku rrinë fëmijët e ndan vetëm një mur nga magazina ku ndodhi shpërthimi.

Ngjarja alarmoi prindërit që nxituan të marrin fëmijët nga çerdhja, të shqetësuar për sigurinë e tyre.

Drejtoresha e Qendrës së Zhvillimit Ekonomik pranë Bashkisë së Tiranës tha se fëmijët janë të sigurtë, ndërsa hodhi dyshime për një inciident të qëllimshëm.

“Ka ndodhur ngjitur me godinën e çerdhes dhe jo në godinën e çerdhes. Bombulat janë me certifikatë sigurie, janë të kolauduara dhe nuk ka patur shpërthim bombule, çerdhja është hapur normalisht. Është një ngjarje që aludohet nga keqbërës në komunitet”.

Janë ekspertët që do të nxjerrin shkaqet e shpërthimit dhe zjarrëvënies në çerdhe.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne