Shpërthim në Helsinborg të Suedisë, plagoset një vajzë shqiptare

Në qytetin suedez Helsingborg ka ndodhur një shpërthim, në të cilin është lënduar Ariana Haradinaj, vajza e nënkryetarit të OVL-së së UÇK-së, Nasim Haradinaj.

Gazeta suedeze “Aftonbladet” ka raportuar se dje ka ndodhur një shpërthim në hyrje të një ndërtese në qytetin Helsinborg, mirëpo shkaqet e këtij shpërthimi deri tani nuk dihen.

Portali Koha.net ka kontaktuar Nasim Haradinajn dhe ai ka konfirmuar se në këtë shpërthim është plagosur vajza e tij, e cila punon si infermiere në këtë qytet dhe ishte duke u përgatitur për fillimin e studimeve në Suedi.

Në një deklaratë për KTV-në, Haradinaj ka thënë se vajza është plagosur në këmbë dhe ka pasur djegie.

“Sulmi është akt terrorist, por unë nuk e lidh me punën time këtu. Asnjëherë nuk kam pasur kërcënime nga askush e as vajza nuk është kërcënuar asnjëherë”, ka thënë Haradinaj.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne