Shpërthimi i naftësjellësit në Meksikë, shkon në 109 numri i viktimave

Shtatë ditë pas shpërthimit të naftësjellësit në qendër të Meksikës, bilanci i viktimave ka arritur në 109 të vdekur.

Ministri meksikan i Shëndetësisë, Jorge Alcocer, në një dalje për mediat njoftoi se “Dy persona vdiqën sot në mëngjes në spitalin rajonal Zumpago duke e çuar bilancin në 109 të vdekur”.

Mbrëmjen e djeshme u fol për 107 të vdekur dhe 40 të plagosur, por fatkeqësisht bilanc i cili u rrit gjatë ditës së sotme.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne