Shpërthimi në Damask, shkon në 19 numri i viktimave

Forcat besnike të regjimit të Asadit pretendojnë se kanë parandaluar kryerjen edhe të tre sulmeve të tilla në Damask.
Si shkak i shpërthimit të fuqishëm vetëvrasës me bombë në qendër të Damaskut humbën jetën 19 persona ndërsa 15 të tjerë u plagosën, raporton Anadolu Agency (AA).

Sulmuesi vetëvrasës ka aktivizuar autobombën në sheshin Tahrir në qendër të Damaskut.

Duke iu referuar raporteve të mjekëve në spitale, raportuesi i AA-së njofton se në sulm janë vrarë të paktën 19 dhe u plagosën 15 persona.

Më herët u raportua se në sulm u vranë të paktën katër ndërsa shtatë persona u plagosën.

Paralelisht me këtë, agjencia pro-regjimit sirian e lajmeve SANA njofton se forcat besnike të presidentit sirian Bashar al-Assad kanë zbuluar edhe tre autobomba në rrugën për në aeroport dhe në lagjen Amara në Damask.

Njëri nga sulmuesit vetëvrasës thuhet se ka aktivizuar mjetin shpërthyes kur ka vërjetur se po ndiqet nga policia.

Dy automjetet e tjera u shkatërruan nga forcat e Asadit.

Deri më tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin e sotëm në Damask.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne