Shpërthimi në Shën Pjetërburg të Rusisë: “Turqia dha urdhrin dhe Al-Nusra e zbatoi atë”?!

Nuk ishte aspak i çuditshëm, dhënia e njoftimit, nga ana e burimeve të informacionit rus, se ai i cili kreu sulmin terrorist, në Shën Pjetërburg të Rusisë, në të cilin vdiqën 11 vetë, kishte lidhje me terroristët e armatosur në Siri.

Citojmë se hedhja e hapit tjetër, është tejet e ndërlikuar, nuk ka rëndësi se, në cilin këndvështrim e shihni atë. Qoftë ai në fushëbetejën siriane, ose për sa i përket marrëdhënieve rajonale dhe ndërkombëtare politike në tërheqjen e luftës, në të cilën secila palë, po orvatet që të japë mesazhet e saj, në një mënyrë të papërshtatshme drejt palës tjetër dhe qoftë në anën tjetër, veçanërisht në marrëdhëniet dypalëshe, mes Rusisë dhe Turqisë.

Mesazhet e Turqisë dërguar Rusisë, kishin për qëllim, kufizimin e ndërhyrjes ruse, që nga zanafilla e krizës siriane. Ata kishin për synim kufizimin, e mbështetjes së pakufizuar, të presidentit rus Putin, për ushtrinë siriane, e cila është duke luftuar, kundër organizatave terorriste, të përkrahura nga Turqia.

Menjëherë pasi Rusia vendosi, që të merrte pjesë, në mënyrë aktive, në luftën kundër organizatave terroriste, nëpërmjet kryerjes, së sulmeve ajrore, në truallin sirian, presidenti turk Erdoğan, sërish u orvat në dërgimin, e një mesazhi të fshehtë drejtuar Moskës, me pikësynimin për t’i dhënë fund, mbështetjes së saj, ndaj ushtrisë siriane dhe pakësimit të sulmeve ajrore kundër terroristëve, të cilët gëzojnë përkrahjen, e aleancës tripalëshe, Turqi-Katar-Arabi Saudite.

Mesazhi i tij i parë drejtuar Moskës, ishte rrëzimi i një avioni ushtarak rus, mbi truallin sirian, i cili la gjurmë të thella, në marrëdhëniet mes dy shteteve, të cilat prekën fundin e kazanit, gjatë të tërë kohërave.

Mesazhi i dytë ishte, vrasja e ambasadorit rus, Andrei Karlov në Ankara. Megjithatë Moska nuk reagoi si në herën e parë, kështu që në vend, që të ndëshkonte me masa të ashpra Ankaranë, nuk e bëri sepse kjo e fundit vendosi, që të japë ndihmën e saj, për një zgjidhje politike, në krizën siriane, duke bashkëpunuar ngushtë, me Moskën dhe Teheranin.

Periudha e shkuar ka përjetuar dhe sulme të vazhdueshme me mortaja, mbi ambasadën ruse në Damask, nga ana e kryengritësve, të përkrahur nga Turqia. Tërësia e këtyre sulmeve, kishte për qëllim ndalimin e sulmeve ruse, mbi vendndodhjet e terroristëve në Siri.

Duket qartë se, gjërat që janë sot, nuk janë atje ku ishin, në fillim të ndërhyrjes ruse. Ushtria siriane tanimë ka çliruar, me qindra mijra kilometra katrorë të sipërfaqes tokësore, në vendndodhje të ndryshme gjeografike, në rrethinat e Damaskut, ose në anën jugore të Deras, ose në Palmira, ose në rrethinat e Humsit, në rrethinat e Hamasit dhe Latakijjes (Ladhkijjes), duke përfshirë këtu dhe çlirimin e shumicës, së qytetit të Halebit, nga terroristët e përkrahur nga Ankaraja. Kështu që Turqisë, nuk i mbeti rrugë tjetër, përveç dërgimit të mesazheve brenda truallit sirian.

Pohojmë së Turqia dha urdhrin dhe organizata terroriste Nusra e zbatoi atë, duke kryer sulmin, për të ndaluar përparimin ushtarak siriano-rus në terren dhe të ngrijë proçesin politik, si dhe të ndalojë çdo orvatje tjetër, për arritjen e pajtimit mes partive siriane. Gjithashtu Ankaraja po punon fort, në drejtimin e jetësimit, të ëndrrës së saj historike, duke kontrolluar dhe përvetësuar disa hapësira toke, brenda truallit sirian.

Për më tepër, agjencia e lajmeve ruse “Interfax”, bëri të ditur se shpërthimi, në ditën e hënë, në qytetin e Shën Pjetërburgut, në anën perëndimore të Rusisë, është kryer nga një shpërthim vetëvrasës, “nga dikush që ka lidhje”, me islamikët radikalë.

Shpërthimi ndodhi, në një stacion metroje të qytetit, duke vrarë 11 vetë, si dhe duke plagosur 46 të tjerë, 6 nga të cilët janë në gjendje kritike për jetën, sipas Ministrisë Ruse të Shëndetit Publik.

Burimi: iuvmpress/ ml

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne