ot në drejtoritë e policive të çdo qarku është festuar 105 vjetori i Policisë Shqiptare. Edhe në Shkodër po mbahej ceremonia e rastit. Nuk kishin kaluar as 2 minuta nga fjalimi i drejtorit te policisë së qarkut Shkoder Gjovalin Loka, kur në sfond nga mjediset e jashtme të komisariatit të këtij qyteti, dëgjohet zhurma e një shpërthimi të fuqishëm.

Në pak sekonda uniformat blu marrin njoftimin dhe shpërndahen me shpejtësi në terren. Kamera dhe gazetari i Ora News, Bepin Kolvata, ishin atje për të filmuar gjithçka çfarë ndodhi dhe jua sjell me video momentin. Tritoli ishte vendosur në hyrje të një godine dy kateshe në lagjen “Rus” prej ku mbeten të plagosur 8 persona. Lënda plasëse ishte vendosur në një motoçikletë të parkuar në hyrje, e cila është ndarë më dysh, ndërsa demet materiale të shënuara në dyqanet perreth ishin të shumta.

Nga shpërthimi ka mbetur i plagosur rëndë pronari i objektit dy katësh Lulzim Kulla i cili ka qenë duke i hipur mjetit kur ka ndodhur shpërthimi. Dyshohet se objekt i atentatit ka qenë Kulla, por zyrtarisht policia nuk ka dhënë ende një deklaratë se kush mund të ketë qenë objektiv. Forcat e Rendit dhe FNSH e Shkodrës kanë kryer shoqërime dhe po marrin deklarime nga persona që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes. Agjentet e Krimeve kanë sekuestruar pamje filmike me vlerë për hetimin.

45