Bota Rajoni

Shpimet për gaz në Qipro dhe agresioni izraelit në Gaza tensionojnë situatën në Mesdheun Lindor

Në deklaratën mbi zhvillimet në Mesdheun Lindor, Zyra e Shtypit e KKE-se të Greqisë thote se situata në Mesdheun Lindor është e rrezikshme. Kjo ka ardhur nga shkeljet e Zonës Ekskluzive Ekonomike (ZEE) të Qipros nga anija shpuese turke “Fatih” (Pushtuesi) dhe nga anija hulumtuese “Barbaros”, si dhe nga kërcënimet e qeverisë turke për Qipron dhe detin Egje, por, edhe nga shtimi i agresionit kriminal të Izraelit në Palestinë dhe bombardimet në Gaza.

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) ka paralajmëruar me kohë për rreziqet në zonë. KKE theksonte faktin se festat që bënin partitë borgjeze rreth shfrytëzimit të hidrokarbureve fshihnin nga popujt “imazhin” e madh të tensionit dhe mprehjes së antagonizmave të klasave borgjeze dhe të korporatave gjigande të energjetikës, të cilat përplasen dhe çojnë në ndërhyrje dhe luftëra me “mollë sherri” Energjinë.

Ngjarjet dëshmojnë se sa i rrezikshëm është miti i kultivuar nga drejtues të lartë në Greqi dhe Qipro se gjoja SHBA, NATO dhe BE, apo “Aleancat trepalëshe” në rajon do t’i ti bënin frenim agresionit turk. Kjo nuk ka ndodhur kurrë. Në këto momente po kryhet një “Pazar Lindor” duke i bërë popujt viktima.

Janë “pluhur në sytë” e popullit tonë të gjitha ato argumente që flasin për “masa besimi”, për të cilat gëzohet edhe SYRIZA, si dhe plan-ligji i senatorit Menendez, që u paraqit në Kongresin Amerikan, se gjoja këto do të frenonin provokimet e klasës borgjeze turke. Gjithashtu, edhe deklaratat e BE-së dhe institucioneve të ndryshme të saj u bënë për konsum sepse mbetën “pendë në erë”, madje dhe para se të thahej boja e shtypshkronjës që i botoj. Për më tepër, BE-ja e trajton Turqinë si një partner strategjik, për interes të monopoleve Europiane.

Gjithashtu, e dimë që Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s viziton Turqinë për të forcuar marrëdhëniet e saj me NATO-n, ndërsa SHBA-të argumentojnë se me çdo mënyrë do ta mbajnë Turqinë në aleancën e tyre.

Populli duhet t’i besojë përvojës që ka, të mendojë se kontesti euroNATO-ik jo vetëm që nuk siguron paqen dhe sigurinë për popuj, por, brenda këtij kontesti ruhet dhe 40% e pushtuar e Qipros, mijërat e shkeljeve në detin Egje dhe abuzimi i të drejtat sovrane të kufijve të Greqisë dhe Qipros.

Qeveria e SYRIZA është e zbuluar, sepse vazhdimisht qetëson popullin, e fut Greqinë më thellë në antagonizmat imperialiste për interesa që janë të huaja për popullin dhe propozon Marrëveshjen e turpshme të Prespës, e cila u “gatuar” për nevojat e NATO-s, si një recetë për çështjet në detin Egje dhe Qipron. Por, zgjidhja dhe rrugëdalja për popullin tonë dhe popujt e tjerë të rajonit gjendet në luftën kundër klasave borgjeze, BE-së, NATO-s dhe qeverive të tyre»

OPINIONE