Në mesin e të vdekurve në sulmin terrorist ndaj dy xhamive gjatë namazit të xhumasë më 15 mars në Zelandën e Re, kishte shumë të arsimuar, profesionistë, inxhinierë si dhe emigrantë që kanë shkuar në vend me shpresa për të krijuar një të ardhme të re, shkruan Anadolu Agency (AA).
Storjet e viktimave të terrorizmit në xhamitë Al Noor dhe Linwood në Zelandën e Re shkatërruan zemrat.
Disa prej tyre kanë ikur nga vendet e tyre ku ende vazhdojnë luftërat civile ndërsa disa të tjerë kanë migruar në kërkim të një jete më të mirë.
Në mesin e viktimave gjenden persona të cilët kanë ardhur nga Palestina, Afganistani, Siria, Somalia, Egjipti dhe vende të tjera.
Institucionet përgjegjëse në Zelandën e Re kanë nisur një hetim lidhur me dështimin e shërbimit të inteligjencës për parandalimin e sulmit terrorist që ndodhi të premten e kaluar gjatë namazit të xhumasë në dy xhami në Christchurch.
Pas sulmit, aktivitete dhe mesazhe solidariteti ka patur nga shumë vende të botës.
Në sulmin terrorist në xhaminë Al-Noor dhe Linwood në Chiristchurch më 15 mars 2019 u vranë 50 persona ndërsa dhjetëra të tjerë u plagosën./ AA