Trajnimet e përbashkëta të SHBA-së dhe Izraelit gjatë 20 viteve të fundit kanë simbolizuar një luftë në të cilën shteti hebre do të vihet në shënjestër me mijëra raketa nga shumë fronte. Në trajnimet që do të fillojnë në ditët në vijim, do të bëhen trajnime për skenarin e një lufte të madhe në të cilën Izraeli sulmon me mijëra raketa.

Ndërsa Libani dhe Izraeli vazhduan të përshkallëzojnë tensione të rrezikshme në Frontin e Veriut, një mesazh i ri erdhi nga Uashingtoni dhe Tel Avivi: Burimet izraelite të sigurisë raportuan se Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara do të mbanin një stërvitje ushtarake masive të quajtur “Juniper Cobra”. Sipas burimeve në Tel Aviv, stërvitja do të përfshijë mijëra ushtarë. Në trajnimet që do të fillojnë në ditët në vijim, do të bëhen trajnime për skenarin e një lufte të madhe në të cilën Izraeli sulmohet me mijëra raketa.

Trajnimi “Juniper Cobra” i cili këtë vit do të organizohet për të nëntën herë, tërhoqi vëmendje me faktin se do të zhvillohet në një periudhë kur është rritur debati i zhvilluar midis Izraelit dhe Hizbullahut libanez. Parashihet se në trajnim në të cilin do të përdoren rreth 150 mijë raketa me rreze të shkurtër, të mesme dhe të gjatë, do të përfshihen rreth 50 mijë ushtarë.

Në ditët që kaluam, burimet e Tel Aviv thanë se nëse Izraeli nuk e ndalon ndërtimin e një muri sigurie në kufirin libanez, organizata e mbështetur nga Irani kishte një kërcënim për të hapur zjarr ndaj ushtarëve izraelit.

Ministri i Luftës i Izraelit, Avigdor Lieberman tha: “Nëse shpërthen një luftë e re me Libanin, Bejruti do të paguajë një shumë të madhe për përhapjen e Iranit në vend.” Duke komentuar për luftën e ardhshme, ministri izraelit tha, “Nëse banorët e Tel Avivit mbeten të detyruar të fshihen në strehën e tyre, të gjithë Bejruti do të jetë në strehim”.

Sipas programit televiziv hebre “Kanal 10″, trajnimet që do të fillojnë në ditët në vijim, do të simbolizojnë një luftë në të cilën Izraeli do të vihet në shënjestër me mijëra raketa nga shumë fronte.

Në tranimin e organizuar në vitin 2016, ushtrisë amerikane i’u bashkuan rreth 3200 ushtarë nga ushtria izraelite, si dhe liderët evropianë. Ky trajnim i mbajtur në vitin 2016, ishte trajnimi më i madh i Amerikës në rajon dhe një nga trajnimet më të rëndësishme për ushtarët evropianë. Komandanti i Forcave Ajrore të SHBA-së, gjeneral-lejtnant, Timothy Ray theksoi se ky trajnim përforcoi gatishmërinë ushtarake, por në të njëjtën kohë tregoi vendosmërinë e SHBA për të mbështetur Izraelin.

Duke folur gjatë një konference vjetore të organizuar nga Instituti i Hulumtimeve të Sigurisë Kombëtare të lidhur me Universitetin e Tel Avivit, Avigdor Lieberman tha se Libani do të jap llogari në luftën e ardhshme, sepse udhëheqësit e Hezbollahut kanë sakrifikuar paqen kombëtare përpara se t’i jenë nënshtruar Iranit.

Ministri i Luftës vazhdoi kështu: “Ushtria libaneze dhe Hezbollahu janë e njëjta gjë. Në rast të ndonjë përshkallëzimi, të dy do të paguajnë një çmim të plotë. ” Ai vazhdoi duke vënë në dukje mundësinë e një pushtimi tokësor, në rast se lufta shpërthen në Veri, dhe tha se: “Nuk do të lejojmë të përsëriten pamjet e ikjes së popullit të Tel Avivit në strehimore, përderisa populli i Bejrutit shetit nëpër bregdet.”

Vitin e kaluar, Izraeli paralajmëroi për një rritje të ndikimit iranian në Liban. Lieberman i tha Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterich, gushtin e kaluar, se Irani po përpiqet të ndërtojë një fabrikë në Liban për të prodhuar armë të ndjeshme.

Sipas një artikulli të botuar në agjencitë e lajmeve në Liban javën e kaluar, zëdhënësi i Ushtrisë Izraelite e akuzoi Iranin për kthimin e Libanit në një fabrikë të madhe raketash. Në këtë artikull, gjenerali Ronen Manlis tha: “Mbështetja e madhe e Iranit për Hezbollahun e ka bërë vendin një degë të Republikës Islamike.”

Gjenerali vazhdoi në artikull kështu : “Çështja nuk është thjesht para ose transport i armëve dhe konsultim me Iranin, Irani ka hapur një degë të re këtu, dhe kjo është dega e Libanit.”

Në fjalimin e mbajtur të mërkurën e kaluar, ministri izraelit i sigurisë tha se për dallim nga viti 2006, lufta që do të zhvillohet me Libanin ka mundësi se do të përfshijë edhe Sirinë. Ministri izraelit vazhdoi kështu: “Kufiri verior i Izraelit shtrihet jo vetëm në Liban, por edhe në Siri. Unë nuk jam i sigurt se qeveria siriane do t’i rezistojë përpjekjeve të Hezbollahut për t’u tërhequr në një luftë me Izraelin “.

Kanali i “Hadashot” në Izrael pretendon se nëse Izraeli nuk e ndalon ndërtimin e një muri sigurie në kufirin libanez, Hezbollahu kishte një kërcënim për të hapur zjarr ndaj ushtarëve izraelit. Izraeli, që një kohë të gjatë po ndërton barriera betoni në kufi. Sipas kanalit izraelit,muri i zemëroi veçanërisht organizatat libaneze që luftuan me Izraelin në vitin 2006.

Sipas një raporti, Kombet e Bashkuara i dërguan një mesazh Izraelit nëpërmjet Forcave të Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Liban UNIFIL. UNIFIL frikën e ngjitjes e përcjelli me mesazh te ambasadat amerikane dhe franceze.

Po, sipas raportit, qeveria e Tel Aviv e cila iu përgjigj mesazhit me kërcënim, deklaroi kështu: “Pas tërheqjes së Izraelit nga Libani në vitin 2000, në përputhje me vendimin e Këshillit Ndërkombëtar të Sigurisë, UNIFIL vepron brenda territoreve tona sovrane. Burime të lartë të sigurisë në Tel Aviv nuk po marrin parasysh ndalimin e punëve ndërtimore të shtetit hebre. Nëse Hezbollah përpiqet të përkeqësojë tensionin, ai do të paguajë një çmim të shtrenjtë. Përgjigja e Izraelit do të jetë e fuqishme dhe e dhimbshme.”

Burimi : İntizar.web/ ML

46