Shqetësuese, për 10 vjet 387 vrasje në Kosovë

Numri i vrasjeve në një shtet të vogël siç është Kosova vazhdon të jetë shqetësues dhe ofron pasiguri tek qytetarët.

Përgjatë vitit 2017, nga muaji janar deri në muajin nëntor në Kosovë kanë ndodhur 24 raste të vrasjes për motive të ndryshme. Nga këto 24 raste sa janë raportuar në Policinë e Kosovës, vetëm 18 raste apo 75 për qind e tyre janë zgjidhur, ndërsa gjashtë raste tjera janë ende nën hetim.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka thënë se rastet e vrasjeve në përgjithësi janë tepër shqetësuese dhe shkaktohen për motive të ndryshme, përderisa vendimet lidhur me rastet e tilla dhe përcaktimi i dënimeve është kompetencë e organeve të drejtësisë.

“Ne në vazhdimësi kemi ndërmarr veprime konkrete për parandalim qoftë përmes operacioneve policore për konfiskimin e armëve ilegale apo edhe përmes fushatave të ndryshme për vetëdijesim për të gjitha aktivitetet e kundërligjshme që mund të ndikojnë drejtpërsëdrejti apo tërthorazi në rrezikimin e sigurisë së përgjithshme apo që mund të qojnë tek kryerja e akteve të tilla”, thotë Hoxha.

Megjithatë, krahasuar me vitet e kaluara ka një rënie të numrit të vrasjeve në Kosovë

Duke u nisur që nga vitit 2008 ku janë regjistruar 45 vrasje, në vitin 2009 55 vrasje, 2012 59 vrasje, 2011 44 vrasje, 2012 50 vrasje, 2013 44 vrasje, 2014 37 vrasje, 2015 27 vrasje dhe vitin e kaluar 26 vrasje.

Në operacione të ndryshme, Policia ka konfiskuar 1132 arme zjarri të llojeve të ndryshme dhe në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2016 është shënuar një rënie për 7.06%.

Burimi: Mesazhi.com

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne