Shqipëri: MEK vret anëtarët e padëshiruar

Nga: Massoud Khodabandeh

Zhdukja misterioze e një anëtari të grupit terrorist Mojahedin Khalq (MEK) në Shqipëri ka tërhequr edhe një herë vëmendjen ndaj këtij grupi të diskutueshëm.

Malek Sharaee, 47 vjeç nga Provinca Khuzestan në Iran, thuhet se u mbyt në rezervuarin e ujitjes të fshatit Rrotull. Pas tre ditësh kërkime, zhytësit nuk e kanë gjetur trupin e tij edhe pse kanali i ujit është vetëm 3.5 metra i thellë.

Megjithatë, një përfaqësues i MEK dhe tre dëshmitarë të MEK thanë se rrobat e tij u gjetën buzë kanalit. Policia tani po heton këtë si një vepër penale të mundshme. Sidoqoftë, nëse nuk arrijnë të hyjnë në kampin Ashraf Tre, kampi i trajnimit të MEK-ut në Manez, ata nuk kanë gjasa të zbulojnë të vërtetën. Ndëshkimi i MEK-ut është shumë më i madh se sa çështjet, që ky vend i vogël mund të merret ose të depërtojë.

MEK (Ushtria Private e Sadamit) ishte e panjohur në Shqipëri deri në vitin 2013. Sjellja e tyre e çuditshme dhe saktivitetet e diskutueshme shpejt u bënë fokusi i vëmendjes së medias.

Por historia e errët e MEK filloi shumë përpara kësaj. Së bashku me sulme terroriste të stilit ushtarak të publikuar në Iran që nga viti 1980, MEK u trajnua edhe nga Mukhaberat (Shërbimet Sekrete) të Saddam Husseinit dhe më vonë nga MOSSAID i Izraelit, në mbledhjen e inteligjencës dhe në operacionet sekrete.

Si rezultat, MEK ka kryer shumë akte terrori të fshehta dhe vrasje gjatë viteve. Disa prej tyre u vendosën qëllimisht për tu dukur sikur ishte i përfshirë edhe Irani.

Të tilla ishin bombardimet e vitit 1994 të qendrës së komunitetit hebre në Buenos Aires. Përkundër hetimeve të gjera, provat primare që lidhnin Iranin erdhën nga   kater oficere te nivelit te larte te inteligjences nga MEK.

Në vitin 2011, një njeri i lidhur me tregtarët e drogës meksikane u arrestuja pë vrasjen në tentativë të ambasadorit saudit në Amerikë. SHBA shpejt akuzuan Iranin, por pas dy javësh u vërttetua që autori ishte i lidhur me MEK. Në vitin 2013, Izraeli arrestoi një iranian suedez, Ali Mansouri, i cili ‘pranoi’ të spiunonte Iranin në Tel Aviv. Ai doli të jetë anëtar i MEKU-ut.

Modeli themelor i këtyre ngjarjeve është mashtrim dhe vrasje cinike. Këta shembuj nuk janë unikë. MEK ka një histori të gjatë të aktivitetit shumë të sofistikuar dhe brutal të fshehtë. Megjithatë, vdekja e raportuar e Malek Sharaee në Shqipëri këtë javë gjithashtu tregon një fazë të re në veprimtarinë e fshehtë të MEK. Këtë herë, anëtarët individualë të MEK-ut, të cilët më parë ishin përfshirë në akte të njohura të dhunës, tani po bëhen viktima të organizatës së tyre.

Vrasjet e brendshme nuk janë të reja, komandanti Ali Zarkesh u vra qëllimisht gjatë një operacioni ushtarak në vitin 1988 sepse ai ishte bërë kritik ndaj udhëheqjes. Ka pasur qindra raporte për vdekje të dyshimta dhe vrasje aktuale gjatë tre dekadave të fundit të kryera kundër kritikëve dhe rivalëve.

Në vitin 2013, ish-anëtari i MEK-ut Massoud Dalili u identifikua si viktima e 53-të e një masakre në Kampin Ashraf në Irak. MEK vetëm e pranoi vdekjen e tij kur autoritetet e Irakut e identifikuan zyrtarisht nëpërmjet ADN-së së tij. Trupi i Dalilit ishte shndërruar qëllimisht (fytyra dhe duart e tij u dogjën) për të fshehur identitetin e tij.

Massoud Dalili ishte një prej personelit të sigurisë për udhëheqësin Massoud Rajavi. Ai ishte trajnuar me rojet republikane të Sadamit dhe me trajnimin special të MEK-ut. Para se të vinte në Irak, Dalili kishte drejtuar një ekip të vogël MEK në Provincën e Gilanit, ku ai ishte përgjegjës për vdekje të shumta, përfshirë civilët.

Massoud Dalili: Kërkohet për terrorizëm në provincën e Gilanit, i vrarë në kampin Ashraf, Irak

Një tjetër viktimë e vrarë gjatë sulmit të njëjtë ishte Zohreh Ghaemi. Ajo kishte urdhëruar vrasjen e gjeneralit Sayad Shirazi në vitin 1999. Nga viktimat e tjera atë ditë, së paku dhjetë prej tyre njihen se kanë marrë pjesë në aktet e njohura të dhunës për MEK. Askush nuk mori përgjegjësinë për sulmin ndaj kampit Ashraf.

Zohreh Ghaemi: Përgjegjëse për vrasjen e gjeneralit Shirazi

Në vitin 2015, në Holandë, Mohamad Reza Kolahi u vra nga një bandë kriminale me urdhër të MEK. Hetuesit konfirmuan se Kolahi ishte përgjegjës për bombardimet e 1981 të selisë së Partisë së Republikës Islamike në Teheran, në të cilën u vranë 72 politikanë të lartë dhe anëtarë të partisë.

Mohammad Reza Kolahi: Selia e Partisë së Bombarduar në Iran, ai u qëllua nga anëtarët e nje bande kriminale me urdhër të MEK

Një anëtar tjetër i MEK-ut, Massoud Keshmiri, përgjegjës për bombardimet që vrau kryeministrin Bahonar dhe presidentin Rajai më 1981, u pa më parë me MEK në Gjermani. Që atëherë është zhdukur dhe mund të jetë i vdekur.

Ndonëse këto vdekje nuk mund të thuhet të jenë të lidhura drejtpërdrejtë, ekziston një fije e përbashkët, qëllimi i të cilit bëhet i qartë kur kujtojmë 2016 kur princi Turki al-Faisal, ish-shefi i inteligjencës së Saudit, njoftoi vdekjen e kreut të MEK Massoud Rajavi. Është e qartë nga kjo që MEK-u është duke u pastruar nga maja në fund nga të gjithë individët që kanë pasur përfshirje ose janë të lidhur me të kaluarën e tyre të dhunshme.

MEK është bërë model për mënyrën se si grupimet e tjera të mundura terroriste mund të rifreskohen dhe ripërdoren. Polemika pas njoftimit të kryeministrit bullgar seShqipëria do të bëhet një qendër koordinimi për luftërat që kthehen nga ISIS në Ballkan”mund të vdesin shpejt. Kryeministri Rama më vonë e hodhi poshtë këtë si fantazi, por ai nuk është bindës.

Në vend të kësaj, historia e MEK-ut në Shqipëri tregon se skenari i njëjtë do të përsëritet. Ndersa luftëtarët e ISIS arrijnë dhe vendosen, procesi do të fillojë ashtu siç ndodhi me MEK. Presim më shumë vrasje, vetëvrasje, zhdukje, ndërhyrje të çuditshme për të parandaluar hetimet. Dhe, sigurisht, përfshirja e qytetarëve, politikanëve dhe personaliteteve shqiptare pro dhe kundër. Plus, jo vetëm duke braktisur çdo shpresë për tu bashkuar me BE, por duke vuajtur më shumë kufizime në kufij me vendet e BE dhe Ballkanit.

 

Hossein Abrishamchi: Përgjegjës për torturat dhe shkatërrimin e trupave, të njohur si ‘Projekti Inxhinierik’ në MEK – vdiqën në rrethana të dyshimta gjatë një sulmi me mortaja në Camp Liberty, Irak

Javad Ghadiri: Kërkohet për terrorizëm, duke përfshirë edhe një përpjekje të dështuar të vrasjes kundër Ajatollah Khameneit

Burimi: Ballkan Post/ Gazeta impakt

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne