Shqipëri – Ministrat e Brendshëm të BE-së mblidhen në tetor në Tiranë

“Tirana do të jetë mikpritëse e takimit të Ministrave të Brendshëm e të Drejtësisë të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor gjatë presidencës austriake të BE-së, në tetor 2018”, ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Fatmir Xhafaj.

“Sapo përmbyllëm vizitën zyrtare në Vjenë. Takime shumë miqësore me Kryetarin e Parlamentit austriak, Wolfang Sobotka dhe homologun tim, Herbert Kickl. Bashkëbisedim shumë konstruktiv e i frytshëm me kolegun austriak”, ka shkruar ministri Xhafaj në një postim në rrjetin social “Facebook”.

Gjatë takimeve me Kickl dhe Sobotka është biseduar për projekte të përbashkëta në zhvillim.

“Austria është ndër mbështetësit më aktiv për integrimin evropian të Shqipërisë”, është shprehur Xhafaj. /ATSH

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne