Shqiperia behet province e Iranit. Edi Rama dhe Pandeli Majko sjellin 4158 xhihadiste iranian

Në Shqipëri kanë ardhur rreth 4 mijë muxhahedinë. Pavarësisht se qeveria e Edi Rames dhe Pandeli Majkos e kanë mbajtur sekret numrin e muxhahedinëve që strehohen në vendin tonë, të dhënat e INSTAT tregojnë një numër prej 4 mijë muxhahedinësh të ardhur nga Irani.

Raporti i INSTAT thotë se nga Irani, kanë marrë leje qëndrimi në vendin tonë 4158 persona brenda dy viteve. Burime të Report TV bëjnë me dije se 4 mijë prej këtyre personave janë muxhahedinë, ndërkohë që pjesa tjetër janë diplomatë apo azilantë që kanë vendosur të qëndrojnë në Shqipëri.

Vetëm në vitin 2016 kanë ardhur 2195 persona nga Irani, ndërsa në vitin 2017, 1963 iranianë. Vetë INSTAT refuzon të japë përgjigje në lidhje më numrin e muxhahedinëve që kanë marrë leje qëndrimi dhe thotë se vetëm është marrë me pjesën e shifrave dhe jo grupimit që ata i përkasin. Sipas ketyre shifrave ne Shqiperi numri i iranianeve po rritet ne menyre te frikshme dhe shume shpejt ata do nisin te dominojne shqiptaret etnike.

Sipas marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është përfolur se numri i muxhahedinëve që do të vinin në vendin tonë ka qenë rreth 3 mijë, por duket se bëhet fjalë për një numër më të madh. Ministria e Brendshme ka refuzuar të japë shifrën e muxhahedinëve që kanë mbërritur në vendin tonë, duke thënë se bëhet fjalë për të dhëna sekrete.

4 mijë muxhahedinët strehohen në një kamp pranë Durrësit dhe janë një grupim ekstremist i mbyllur, ku muxhahedinet pergatiten nate e dite per xhihad kunder Iranit. Numri rreth 2000 i moxhahedineve ne 2017, tregon qe ne Shqiperi vazhdojne te zbarkojne kontigjente xhihadistesh iraniane. INSTAT nuk i ka treguar Report TV sesa jane ardhjet ne vitin 2018. Por nese ne 2018 kane ardhur edhe 2.000 moxhahedine te tjere, i bie qe numri i tyre te kete arritur ne 6.000. Me keto shifra alarmante, qeveria Rama mesa duket eshte duke lejuar qe Shqiperia ta pushtohet nga terroristet iraniane. Keto shifra te frikshme ardhjesh iranianesh ne Shqiperi, nese vazhdojne keshtu do te thote qe brenda pak vitesh Shqiperia do te kthehet ne nje xhihadistan masiv, ku terroristet iraniane do dominojne shqiptaret.

Kete peshqesh shqiptaret e kane nga Edi Rama dhe Pandeli Majko, dy mbeshtetes te betuar te xhihadit moxhahedin. Nese moxhahedinet iraniane me kalimin e viteve sjellin ne Shqiperi edhe te afermit e tyre, heret apo vone Shqiperia do te kthehet ne nje province iraniane, ku gjuha e dyte zyrtare e vendit do te shpallet persishtja. Dhe Shqiperia nga nje vend evropian do te klasifikohet si nje vend iranian.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne