Shqipëria dëbon ambasadorin iranian me një lëvizje të orkestruar me naivitet që vë në pikëpyetje çështjet e sovranitetit

TEHERAN (FNA) – Qeveria shqiptare ka dëbuar të enjten dy diplomatë iranianë pasi shqetësimet e Tiranës ishin rritur mbi dobësimin e pavarësisë dhe sovranitetin e vendit që gjendet nën diktatin amerikan.

Kryeministri shqiptar Edi Rama vendosi të dëbonte ambasadorin iranian Gholam Hossein Mohammadnia dhe një diplomat tjetër, si pjesë e kërkesave të SHBA-së dhënë Tiranës, që gjithashtu përfshinin edhe dhënien përparësi të rritjes së ndikimit të Organizatës terroriste “Mojahedin-e Khalq” (MKO, e njohur edhe si MEK, NCRI dhe PMOI) në Shqipëri.

Masa e qeverisë shqiptare erdhi pas disa muajsh paralajmërimesh nga aktivistët shqiptarë dhe mediat rreth ndikimit në rritje të Organizatës Mojahedin-e Khalq në mesin e zyrtarëve të Tiranës. MKO dhe Shtëpia e Bardhë kishin kërkuar nga qeveria shqiptare që të dëbonte diplomatë iranianë dhe të priste lidhjet me Iranin.

Daily Panorama ka cituar burime nga ministria e jashtme e Shqipërisë që thoshin se “vendimi i vështirë u mor nga kryeministri në konsultim dhe koordinim të plotë me aleatët ndërkombëtarë”.

Por një letër e shkruar për Ramën në 14 dhjetor nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ku falenderohej kryeministri shqiptar për “përpjekjet e përbashkëta, tregonte se kryeministri nuk e kishte pasur një vendim të marrë prej vetes së tij”.

Letra e publikuar në faqen e internetit të ambasadës amerikane thotë se “ne e përgëzojmë qeverinë e Shqipërisë për ndërmarrjen e veprimeve kundër regjimit iranian” për atë që e quan komplot terrorist në tokën shqiptare, që kërcënon sigurinë evropiane.

Çuditërisht, lajmi për dëbimin e ambasadorit iranian nga Shqipëria u deklarua për herë të parë në Twitter nga këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare John Bolton.

“Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama sapo dëboi ambasadorin iranian, duke i sinjalizuar udhëheqësve të Iranit se mbështetja e tyre për terrorizmin nuk do të tolerohej. Ne qëndrojmë në krah të kryeministrit Rama dhe të popullit shqiptar që përballen me sjelljen e pamatur të Iranit në Evropë dhe në të gjithë globin”, shkruante Bolton në Twitter.

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo nxitoi gjithashtu të lavdërojë Ramën dhe i premtoi mbështetje Shqipërisë për largimin e ambasadorit iranian.

Më vonë gjatë ditës, qeveria shqiptare pranoi se vendimi ishte marrë në bashkëpunim me Izraelin dhe SHBA-në, ku thoshte se ishin kryer konsultime me Tel Avivin dhe Uashingtonin. Shtetet e Bashkuara kanë kohë që kanë ndërmarrë një plan për ta kthyer Shqipërinë në një vijë frontale të militantëve kundër Iranit.

Që nga dëbimi i saj nga Iraku, MKO – një organizatë terroriste me një histori të gjatë dhjetëra vjeçare që përfshin vrasjen e 12,000 iranianëve dhe një numri të madh të qytetarëve të huaj – ka gjetur një bazë të fortë në Shqipëri pas kërkesave zyrtare të SHBA-së dhe Izraelit për Tiranën për të ngritur një kamp kryesor për grupin terrorist MKO si dhe për ti siguruar atij siguri dhe bashkëpunim. Kulti i Rajavit në vitet e fundit ka shpenzuar miliona dollarë për të blerë influencë në mesin e zyrtarëve shqiptarë.

MKO gjithashtu i ka kërkuar qeverisë shqiptare që të shkëpusë lidhjet me Teheranin nëpërmjet mesazheve që gjithnjë e më shumë janë shfaqur javët e fundit nëpër mediat dhe rrjetet e tij sociale.

MKO, e themeluar në vitet 60, një përzierje e elementëve të islamizmit dhe stalinizmit, mori pjesë në rrëzimin e Shahut të Iranit në vitin 1979. Përpara revolucionit, MKO kishte kryer sulme dhe vrasje kundër objektivave iraniane dhe perëndimore.

Grupi filloi vrasjen e qytetarëve dhe zyrtarëve pas revolucionit, në një përpjekje për të marrë kontrollin e Republikës Islamike të sapokrijuar. Ai vrau një mori udhëheqësish të rinj të Iranit në vitet e para pas revolucionit, duke përfshirë Presidentin e atëhershëm Mohammad Ali Rajayee, kryeministrin Mohammad Javad Bahonar dhe Shefin e Gjyqësorit Mohammad Hossein Beheshti të cilët u vranë në disa sulme me bomba nga anëtarët e MKO-së në vitin 1981.

Grupi MKO u vendos në vitin 1986 në Irak. Aty u vu nën mbrojtjen e Saddam Husseinit ku gjithashtu e ndihmoi diktatorin irakian që të shtypte kryengritjet shiite dhe kurde në vend.

Grupi terrorist u bashkua me ushtrinë e Sadamit gjatë luftës së nisur nga Iraku kundër Iranit (1980-1988). MKO ndihmoi Sadamin duke vrarë mijëra civilë dhe ushtarë iranianë gjatë luftës Irak-Iran.

Që nga pushtimi amerikan i Irakut në vitin 2003, grupi, i cili tashmë po i përmbahej një filozofie të tregut të lirë, filloi të mbështetej fort nga neo-konservatorët në Shtetet e Bashkuara, të cilët argumentonin se MKO duhej të hiqej nga lista amerikane e terrorizmit.

SHBA e hoqi zyrtarisht MEK-un nga lista e organizatave terroriste në shtator të vitit 2012, një javë pasi Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton i dërgoi Kongresit Amerikan një komunikim të klasifikuar lidhur me këtë veprim. Vendimi i Hillari Klintonit i mundësonte grupit që pasuritë e tij të qëndronin të pa ngrira nën juridiksionin amerikan si dhe i lejonte që të bënte biznes me subjektet amerikane, thoshte Departamenti i Shtetit në një deklaratë të asaj kohe.

Në shtator të vitit 2012, grupet e fundit të terroristëve të MEK-ut u larguan nga Kampi Ashraf, qendra e tyre kryesore e trajnimit në provincën Diyala të Irakut. Ata u transferuan në Kampin Liberty. Qindra terroristë të MEK-ut, me emra të fshirë nga lista e zezë e terrorit madje dy vjet para se ti fshinte edhe SHBA, filluan tashmë të dërgoheshin në Evropë.

Në 4 dekadat e fundit MEK ka vrarë mbi 12,000 iranianë. Grupi terrorist kishte vrarë edhe një numër të madh të amerikanëve dhe evropianëve në disa sulme terroriste përpara Revolucionit Islamik të vitit 1979.

Një numër prej 17,000 iranianësh kanë humbur jetën në sulmet terroriste në 35 vite pas Revolucionit.

Pas Revolucionit Islamik të vitit 1979, MKO u zhvendos fillimisht në Irak dhe më vonë në Shqipëri. Shqipëria mban sot 3,000 anëtarë të MEK-ut.

Që nga viti i kaluar, një numër i madh i politikanëve amerikanë e kanë vizituar MEK-un në Shqipëri, shpesh pa ndonjë njoftim publik, ose nën mbulimin e takimeve me politikanët shqiptarë. Këtu përfshihet ish drejtori i FBI-së Louis J. Freeh, senatori amerikan John McCain (i cili ju adresua një konference të MEK-ut) dhe një delegacion senatorësh amerikanë i përbërë nga Thom Tillis, Roy Blunt dhe John Cornyn.

Disa muaj më vonë, kongresmeni amerikan Ted Poe paraqiti një projekt-ligj në Dhomën e Përfaqësuesve ku i bëhej thirrje qeverisë së Irakut “që të kompensonte banorët e mëparshëm të Kampit Ashraf (ish kampi i MKO-së) për pasuritë e tyre të konfiskuara nga grupet e lidhura me Qeverinë e Irakut.”

Raportimet mediatike thanë në muajin qershor të vitit 2018 se John Bolton kishte marrë 40,000 dollarë për të marrë pjesë dhe për të drejtuar audiencën në një tubim të grupit terrorist MKO në Paris në korrik 2017.

Sipas dokumenteve të lëshuara nga faqja e lajmeve al-Monitor, Raporti i Publikimeve Financiare të SHBA-së në janar 2018 tregonte se Bolton kishte marrë 40,000 dollarë nga MKO si tarifë për të folur në tubimin e Parisit.

Data e fjalimit ishte data 1 korrik 2017, dhe eventi quhej ‘Eventet Globale – Eventet Evropiano Iraniane’ (Globe Events – Events European Iranian’).

Në datën që Bolton kishte marrë pjesë në tubimin e MEK-ut në Paris, gjatë fjalës së tij ai theksonte se Republika Islamike nuk duhej të lejohej që të festonte 40 vjetorin e Revolucionit në Iran.

Gjatë fjalimit të tij, ai tha se Trump ishte plotësisht kundër “regjimit të Teheranit”.

“Rezultati i shqyrtimit të politikës së presidentit duhet të jetë i tillë që të përcaktojë që revolucioni i vitit 1979 i Ajatollah Khomeinit të mos zgjasë deri në 40 vjetorin e tij,” tha Bolton.

Kohët e fundit, Joanne Stocker i portalit amerikan thedefensepost, tha për NBC se Bolton kishte marrë më shumë se 180,000 dollarë nga MKO për të folur në favor të tyre. Zyra e Boltonit ka refuzuar deri tani të komentojë për këtë./farsnews/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne